HIV AIDS/ Shtohet numri i të infektuarve, shumica homo dhe biseksualë

Ndonëse Shqipëria ka një prevalencë të ulët të infeksionit HIV/AIDS, krahasuar me vendet e rajonit, vihet re një tendencë në rritje e rasteve të reja. Vetëm në periudhën janar-nëntor 2016 janë shënuar 102 raste të reja me infeksionin HIV, shifër kjo më e lartë krahasuar me vitet e shkuara.sida femije

Ajo që veçojnë ekspertët për këtë vit është numri i lartë i meshkujve të infektuar, 84 persona, dhe rritja e  transmetimit të infeksionit në rrugë homo dhe biseksuale.

Mjeku i klinikës infektive në QSUT, Arjan Harxhi, jep alarmin se trendi është në rritje.

“Vazhdon të ngelet një infeksion i transmetueshëm me rrugë seksuale me mbi 90% të rasteve, me një trend në rritje të transmetimit homo dhe biseksuale. Është vënë re një rritje e meshkujve të rinj që kryejnë seks me meshkuj që janë infektuar në këtë vit, dhe një tregues tjetër është diagnostikimi apo identifikimi i tyre në stad të avancuar” tha doktor Harxhi .

Sipas mjekut Harxhi, grupmosha 20-30 vjeç është ajo që dominon më shumë në radhët e homoseksualëve të diagnostikuar me HIV.

“Mosha është 20-30 vjeç. Janë meshkuj të rinj të cilët paraqesin sjellje të rrezikshme, partnerë të shumëfishtë, mospërdorim të kondomit, partnerë kazualë, gjë që tregon se duhet treguar më shumë vëmendje në drejtim të politikave, strategjive dhe plan-veprimeve për parandalimin tek kjo grup-popullate që në kontekstin shqiptar është e vështirë për t’u aksesuar për shkak të stigmës dhe diskriminimit” shpjegon dr. Harxhi.

Vitin e kaluar 14 persona gjetën vdekjen nga kjo sëmundje duke e çuar në 185 numrin e përgjithshëm të fataliteteve , shifër kjo që flet për një stad të avancuar të diagnozës.

Burimi: RTSH / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu