HIV/AIDS, Shqipëria e treta, 127 raste të reja për vitin 2016

Nga Blertina Koka / Shendeti.com.al

Shqipëria zë vendin e tretë në rajon për sa i përket personave të infektuar nga HIV/AIDS.

Nga një raport i publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën, rezulton që 5 772 njerëz janë diagnostikuar me HIV/AIDS në vitin 2016, ku Shqipëria zë vendin e tretë nga 15 rajonet e përfshira.

Numri më i lartë është raportuar nga Qipro (9.4), Mali i Zi (5.4), Shqipëri (4.4), Poloni (3.3), Rumani (3.2) dhe Turqi (3.1).

Grupmosha më e prekur në vitin 2016 ishte 30-39 vjeç (34% të rasteve), ndërsa 15% janë diagnostikuar tek të rinjtë e moshave 15-24 vjeç.

Rruga më e shpeshtë e përhapjes së virusit HIV në Shqipëri mbetet kontakti heteroseksual, ndryshe nga 14 shtetet e tjera, ku marrëdhëniet seksuale mes meshkujve dominojnë mënyrat e transmetimit të kësaj sëmundjeje, duke zënë 40% të rasteve të reja të diagnostikuara në vitin 2016.

Marrëdhënia seksuale mes meshkujve dhe femrave është mënyra e dytë më e zakonshme e transmetimit, duke zënë 32% të diagnozave të reja me HIV.

Ndërsa 4% e të gjitha rasteve të reja të diagnostikuar me HIV janë infektuar me këtë virus me anë të injektimit të drogërave të ndryshme. Pjesa e mbetur, 150 raste (më pak se 1%) janë nga transmetimi nga nëna tek fëmija.

Në Shqipëri vihet re një rritje e rasteve të diagnostikuar me HIV/AIDS, ku nga viti 2007 deri në vitin 2016 këto raste janë trefishuar.

HIV/AIDS në Shqipëri

Rasti i parë në vitin 1993
127 raste të reja për vitin 2016, ku 104 janë meshkuj dhe 23 femra
1007 raste në total, 729 meshkuj dhe 278 femra/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike