Kryefaqja Lajm kryesor Hormonet e tiroides: Si ndikojnë në shëndetin e zemrës?

Hormonet e tiroides: Si ndikojnë në shëndetin e zemrës?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

E gjendur në bazë të fytit, gjendra e tiroides, në formë fluture, liron hormone që ndikojnë tek çdo organ i trupit, sidomos në zemër. Hormoni i tiroides influencon forcën dhe shpejtësinë e rrahjeve të zemrës, tensionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit. Si rezultat, keqfunksionimi i gjendrës së tiroides mund të shkaktojë probleme që maskohen si sëmundje të zemrës apo e përkeqësojnë një sëmundje ekzistuese të zemrës.

Shumica e njerëzve që kanë probleme me tiroiden, kanë hipotiroidizëm apo ulje të funksionit të gjendrës tiroide.

Kur nivelet e tiroides bien, të gjitha sistemet në trup ngadalësohen, duke shkaktuar një sërë simptomash që përfshijnë plogështi, shtim në peshë, intolerancë ndaj të ftohtit, kapsllëk dhe lëkurë të thatë. Por këto simptoma janë të zakonshme tek njerëzit me kalimin e moshës(plakjen), duke përfshirë dhe ata me nivele normale të tiroides. Për më tepër, disa njerëz mbi moshën 60 vjeç me nivele të ulëta të hormonit të tiroides nuk shfaqin simptomat klasike. Për këto arsye, diagnostikimi i hipotiroidizmit mund të jetë i vështirë.

Hipotiroidizmi, lidhja me zemrën

Hipotiroidizmi mund të ndikojë tek zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut në disa mënyra. Mungesa e hormonit të tiroides ngadalëson rrahjet e zemrës. Meqenëse dhe arteriet bëhen më pak elastike, tensioni  i gjakut rritet në mënyrë që të qarkullojë gjakun nëpër trup. Një tjetër pasojë e niveleve të ulëta të hormonit të tiroides janë dhe nivelet e rritura të kolesterolit.

Hipertiroidizmi, mbiprodhim i hormonit të tiroides

Problemi i kundërt, hipertiroidizmi, apo prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides, është më pak i shpeshtë, por mund të ketë gjithashtu efekte negative në shëndetin e zemrës.

Simptomat klasike përfshijnë përgjumjen, intolerancën ndaj nxehtësisë, djersitjen e tepërt, humbje në peshë, uri ekstreme etj. Mbiprodhimi i hormonit të tiroides mund të shkaktojë gjithashtu që zemra të rrahë më fort dhe më shpejt dhe mund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës, Një është fibrilacioni atrial, një ritm i çrregullt në dhomat e sipërme të zemrës. Personat me hipertiroidizëm mund të kenë dhe tension të lartë të gjakut.

Faktorët risk të problemeve të tiroides:

  • Historia familjare

Personat që kanë familjarë të afërt ( prindërit, vëllezërit apo motrat) me hipotiroidizëm apo hipertiroidizëm kanë një risk më të lartë për zhvillimin e këtyre problemeve.

  • Gjinia

Gratë kanë një risk 5 – 8 herë më të lartë për të zhvilluar probleme të tiroides se sa burrat.

  • Mosha

Prevalenca e hipotiroidizmit rritet me moshën, sidomos pas moshës 60 vjeç.

  • Rraca

Të bardhët kanë shkallë më të larta të hipotiroidizmit se sa latinët apo afrikanët.

  • Historia shëndetësore

Problemet e tiroides janë më të shpeshta tek personat me një histori familjare të sëmundjeve të caktuara , duke përfshirë diabetin e tipit 1, sëmundjen e Adisonit, artritin reumatoid, flokë të thinjura para kohe etj.

Burimi: Harvard Health Publishing

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here