Hoxha: Në vitin 2013 kishte 2030 denoncime për dhunën

Ofrimi dhe përmirësimi i shërbimit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të rikthyer në normalitet situatën fizike dhe psiko-emocionale të këtyre viktimave

Aktiviste kundra dhunës në familje gjatë kohës që ishte përfaqësuese e shoqërisë civile, por edhe tashmë që është në postin e Zv.ministres së Brendshme, ajo është shumë aktive dhe e vendosur për të minimizuar dhunën me bazë gjinore. Është pikërisht Elona Takimi UNFPA dhuna ne familje (2)Hoxha, e cila ishte e pranishme gjatë prezantimit të vlerësimit të ndikimit të programit. Znj. Hoxha theksoi se reagimi ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare dhe pabarazisë gjinore është për shoqërinë shqiptare një parim relativisht i ri, i cili nuk është kuptuar dhe përqafuar ende nga një masë e konsiderueshme e  shoqërisë.

“Për këtë arsye, përballja me këtë fenomen, me qëllim reduktimin dhe minimizimin e tij, kërkon angazhimin dhe kontributin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, dhe të mbarë komunitetit. Siguria e viktimave dhe riintegrimi i tyre në shoqëri është një proces gjithëpërfshirës”,- theksoi Hoxha, duke shtuar se “ofrimi dhe përmirësimi i shërbimit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të rikthyer në normalitet situatën fizike dhe psiko-emocionale të këtyre viktimave. Me këtë rast ju falënderoj për organizimin e këtij aktiviteti.”

Ndërkohë, ajo theksoi se legjislacioni i shtetit shqiptar, në veçanti ai i miratuar vitet e fundit, është konceptuar në përputhje dhe përshtatje me legjislacionin ndërkombëtar të ratifikuar.

“Ky kuadër i gjerë ligjor ndërkombëtar dhe vendas ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit të marrë masa efektive për trajtimin e fenomenit nëpërmjet strukturave të posaçme policore të ngritura për këtë qëllim, si dhe ofrimit dhe garantimit të masave mbrojtëse për viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare”- theksoi Zv.ministrja Hoxha.

Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, gjatë këtyre viteve të fundit është konstatuar rritje progresive e rasteve të raportuara në polici të dhunës në familje. Po kështu, rezulton të jetë rritur dhe numri i kërkesë-padive “Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të  Mbrojtjes/Urdhrit të   Mbrojtjes” referuar nga ana e policisë në gjykatat e  rretheve respektive, ç’ka pasqyrohet në të dhënat statistikore të mëposhtme.:  “Niveli i denoncimeve të dhunës në familje është rritur nga viti në vit, dhe, duke krahasuar, shohim se nëse në vitin 2007 kishim vetëm 274 raste, në vitin 2013 janë evidentuar rreth 3020 raste dhe 1851 raste janë trajtuar me kërkesë padi”, thekson Zv.ministrja Hoxha duke shtuar se si zhvillim shumë pozitiv të 4 -5 muajve të fundit do të përmendim faktin se nuk është regjistruar asnjë viktimë – grua që të ketë humbur jetën si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare. Ulja e krimit të vrasjes në familje ka ardhur si rezultat i masave të lartpërmendura në mbrojtje të viktimave, forcimit të sanksioneve penale si dhe intensifikimit të fushatave ndërgjegjësuese.

Një tjetër aspekt i punës së strukturave të policisë është edhe kualifikimi në vazhdimësi i  punonjësve të policisë, si në njohjen me zhvillimet legjislative në fushën e dhunës në familje, ashtu edhe me procedurat dhe rolin e saj për t’iu përgjigjur me profesionalizëm  këtij fenomeni.

Diskutimet e mëpasshme nxorën në pah domosdoshmërinë e vazhdimësisë së punës me personelin shëndetësor dhe institucionet e tjera për adresimin e duhur dhe të koordinuar të dhunës me bazë gjinore, dhe për këtë UNFPA është e angazhuar të vazhdojë mbështetjen dhe të japë ekspertizën e saj.

Ky shkrim është pjesë e suplementit “Mbi adresimin e dhunës me bazë gjinore”, botuar në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë