Hudhër në shampo për flokë të shëndetshëm

Ilma Lamçe

Hudhra është një produkt shumë i mirë për rritjen e shpejtë e të shëndetshme të flokëve. Ajo është e pasur me shumë minerale, siç janë magnezi, sulfuri, zinku, hekuri, bakri dhe seleniumi. Përveç sulfurit, hudhra është e pasur me vitaminat A dhe C, fibër dhe aminoacide.

Hudhra ndihmon në reduktimin e rënies së flokut, përforcon rigjenerimin e folikulave të reja, largon toksinat e dëmshme nga lëkura e kokës, si dhe përmirëson pamjen e tyre të përgjithshme. Prania e squfurit në hudhër parandalon formimin e zbokthit në flokë.

Për të dhënë një efekt sa më të mirë për zgjatjen e flokëve, këshillohet shtimi i një thelbi hudhër brenda shampos. Por kujdes, sigurohuni që kombinimi i hudhrës me shampon të mos përsëritet më shumë se dy herë në muaj. Nëse e përdorni më shumë se 2 herë, mund të shkaktoni dehidratim lëkure dhe flokësh.

Që hudhra të japë efektin e duhur duhet ta vendosni në shampo 2 ditë përpara se ta përdorni. Për sa i përket erës së hudhrës, mos u shqetësoni: mjafton të shtoni brenda shampos pak mjaltë, i cili do të veprojë si një kondicioner natyror për flokët tuaja./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi