Hudhra dhe rrushi i kuq, përdorimi për hipertensionin

Për gazetën “Shëndet+”, nga dietologia Rolina Naço

Ka disa ushqime që janë të shëndetshme dhe që janë të mira për ata që vuajnë nga hipertensioni.

hudhHudhra: Është përdorur që në lashtësi për kurimin e hipertensionit. Sipas studimeve të fundit duket se hudhra është multifuksionale dhe se përveç uljes së tensionit, mund të parandalojë dhe vendosjen e kalciumit dhe të yndyrës në arteriet koronare. Gjithashtu, ka dhe efekte kurative përsa i përket arteriosklerozës, pra mund të ulë masën e mbetjeve në arterie deri në 20%, sipas një studimi të bërë në Gjermani.

Përdorimi i hudhrës këshillohet e pagatuar, për të marrë vlerat maksimale ose të paktën të mos gatuhet më shumë se 3 minuta.

Rrushi i kuqRrushi i kuq: Bëhet fjalë për rrush të kuq ose të zi me fara, pasi vetitë kuruese janë pikërisht te fara dhe lëkura e rrushit, dhe jo te pjesa e ‘tulit’ që përmban një sasi të lartë glukoze. Flavonoidet që përmbajnë, parandalojnë oksidimin e kolesterolit të kuq, e cila vetëm e oksiduar mund të ngjitet te arteriet tona. Vlerat antioksiduese të rrushit të kuq parandalojnë mpiksjen e gjakut që përbën vetvetiu faktor rreziku të arteriosklerozës. Por kujdes! Nuk duhet të konsumohet sasi të madhe, por shpesh dhe në mënyrë të moderuar.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak