Humb jetën mjekja e njohur në vigjilje të 8 Marsit

Është ndarë nga jetë në këtë vigjilje të 8 marsit, Ditës së Gruas, mjekja ORL Narina Sulçebe. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mjekes e ka dhënë deputetja Mimi Kodheli, duke ndarë dhimbjen për humbjen e doktoreshës, mike të sajën.

“U largove, e dashur Narina, në vigjiljen e 8 marsit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse ti ishe supergruaja, supernëna, supermotra, supershoqja. Lamtumirë Dok! Lamtumirë mikja ime!”

Mjekja humbi betejën nga një sëmundje e rëndë.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik