Humb jetën mjeku kirurg pranë Spitalit Ushtarak

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm mjeku kirurg pranë Spitalit Ushtarak, Arben Runa. Mjeku vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, duke humbur kështu betejën pas 2 vitesh. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur gazetari Mero Baze, i cili ishte edhe një nga miqtë më të ngushtë të mjekut Runa. Me anë të një njoftimi në faqen e tij në Facebook, Baze bën të ditur se varrimi bëhet nesër në orën 10 në Tufinë.

 Sot në mëngjes Dr. Beni nuk u zgjua më, duke humbur një betejë dyvjeçare me sëmundjen e tij në mushkëri. Mua do më mungoj një nga miqtë më të çmuar në jetë, një mjek i talentuar, një poet dhe rrëfimtar i rrallë dhe një njeri i mençur që diti ta bëjë siç donte jetën e tij. Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe shërbeu deri në fund si kirurg pranë Spitalit Ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione për letërsinë dhe është autor i disa cikleve të arrira poetike, tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet 90.
Ada dhe dy fëmijët e tij shpresoj të gjejnë forcë ta përballojne ndarjen me të. Varrimi bëhet nesër në orën 10 në Tufinë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet