Humb jetën nga Covid-19 mjeku gjinekolog, vetëm 47-vjeç

Një tjetër mjek ka humbur betejën me sëmundjen e koronavirusit në vendin tonë. Mësohet se mjeku gjinekolog, 47-vjeçari Leonard Kamberi, nga Vlora, ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm, në QSUT në Tiranë, ku ka qenë i shtruar prej dy javësh.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës, ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës, pasi ditën e djeshme humbi jetën prej Covid-19 dhe pedagogia, Dafina Brokaj.

Për ndarjen nga jeta të mjekut vlonjat, ka reaguar edhe kryebashkiaku Dritan Leli.

“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me fëmijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shkruan Leli.

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja