Humb këmbën nga përdorimi i tamponit, modelja hedh në gjyq kompaninë

Një modele e re, Lauren Vaser, e cila humbi këmbën nga sindromi i shokut toksik (SST) dhe gati vdiq, hodhi në gjyq kompaninë që prodhon tamponët “Kotex” të cilët përdorte, si dhe dyqanin që i shiste ato, me shpresën se fatkeqësia e saj do të shërbejë për t’i bërë të ndërgjegjshme gratë për rrezikun e tamponëve.

modelja 2Mësohet se ajo i ka konsidueruar përgjegjëse dy kompanitë për “neglizhencë, pakujdesi, mungesë informacioni” për shtrimin e saj në spital për shkak të SST-së, për shkak se në kutinë e tamponëve nuk kishte informacione të mjaftueshme.

Vaser, e cila në atë kohë ishte 24 vjeç, i kishte ndërruar tamponët sipas këshillave të dhënë në kuti. Por në mbrëmje ajo ishte ndier keq dhe kishte shkuar në shtëpi, ku u gjet me temperaturë 41 gradë nga shoqja e saj. Kur e çuan në spital, mjekët thanë se ishte vetëm 10 minuta larg vdekjes, pasi organet e saj të brendshme ishin dëmtuar. Njëkohësisht këmba i ishte gangrenizuar çka çoi në amputimin e këmbës së djathtë.

Doktorët thonë se asaj mund t’i duhet edhe një amputim tjetër rreth moshës 50-vjeçare, por gjithsesi është me fat që nuk humbi jetën.

Kjo është një sindromë që prek 1-2 në 100.000 vetë, prandaj edhe nuk përmendet shumë. “Ty të thuhet që nëse pi cigare, mund të vdesësh, dhe ti e zgjedh vetë nëse pi apo jo. Nëse unë do ta dija se tamponët shkaktonin SST, nuk do t’i kisha përdorur kurrë”, u shpreh Vaser, jeta e së cilës tashmë është kthyer e gjitha me kokë poshtë dhe ajo po lufton që të gjitha femrat të dinë lidhur me efektet negative të tamponëve. Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit