Humbja e dëshirës seksuale, kur duhet kërkuar ndihma

Nga mjeku urolog Rezar Rusi

Kjo është relative. Disa mjekë këshillojnë meshkujt që të kërkojnë ndihmë kur problemi i tyre vazhdon më shumë se tre muaj. Në një kohë më pak se tre muaj, shkak mund të jetë mënyra e jetesës, por nëse ajo zgjat midis tre dhe gjashtë muaj, mjeku marredheniet ne ciftduhet të thellohet për të gjetur një shkak  tjetër, pa harruar që shkak mund të jetë një projekt stresues në punë.

Sido që të jetë ky problem, ai nuk duhet injoruar jo vetëm se dëmton mashkullin, por mund të dëmtojë marrëdhëniet me partneren. Mjaft gra mendojnë se ato nuk janë më tërheqëse për mashkullin kur marrëdhëniet seksuale reduktohen nga tre herë në jave në dy herë në muaj.

Nëse një burrë konstaton që ka humbje të dëshirës seksuale, ai duhet në fillim të shikojë mënyrën e jetesës dhe mjedisin e punës. Të shikojë nëse ka ankth, nëse është me humor të keq. Ai duhet të kujdeset për dietën dhe për peshën, të shikojë gjendjen e marrëdhënieve me partneren. Të gjitha këto ndikojnë në dëshirën seksuale.

Nëse nuk arrin ta zgjidhë vetë problemin, duhet shkuar te mjeku. Specialisti do të kërkojë nëse shkaktar është një sëmundje tjetër. Kështu mund të japë mjekim për impotencën kur shkak  është impotenca ose mund të japë testosteron nëse ky është në një nivel më të ulët se niveli normal për një moshë të caktuar.

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun