Humbja e ndjesisë së nuhatjes si simptomë e koronavirusit, e përkohshme apo e përhershme?

Për gazetën “Shëndeti Online” mjeku ORL, Dr. Kastriot Shuteriqi

Humbja e ndjesisë së nuhatjes si simptomë e koronavirusit, është e përkohshme apo e përhershme?

Virusi në momentin që prek filetat nervore, inflamohen. Mund të jetë e përkohshme por ka raste që është e përhershme. Varet se në çfarë grade dëmtohen mbaresat në pjesën e nuhatjes. Mos nuhatja ose ulja e ndjesisë së nuhatjes janë dy gjëra të gradave të ndryshme.

Anosmia do të thotë që të zhduket fare nuhatja, domethënë nuk nuhat asgjë. Hiposmia do të thotë që ty mund të të ulet fortësia e nuhatjes por jo të zhduket. Ndjen por jo në mënyrë perfekte.

Kjo është diferenca midis këtyre të dyjave.

Tek nuhatja po vihet re dhe një karakteristikë tjetër që ne e quajmë kakosmia. Pacienti ka nuhatje por nuk nuhat aromën që ka, nuhat një aromë tjetër që nuk është aroma reale. Quhet deformim i nuhatjes.

Përshembull: Pacienti është duke ngrënë mish pule por në fakt nuhat erën e squfurit, kur kjo erë nuk ekziston.

Sa zgjat humbja e nuhatjes së përkohshme?

Mund të jetë për punë minutash ose orësh por edhe muajsh. Ka njërëz që i zgjat vetëm një pasdite dhe të nesërmen i rikthehet. Rikthimi i nuhatjes apsolutisht nuk është si normalja do jetë një rikthim më i avashtë por e rëndësishme është që nuk e ka humbur fare.

Aktualisht, kam një pacienti që ka 6 muaj që e ka këtë simptomë dhe akoma nuk po i kalon.

Si e ndikon jetën e një personi kjo simptomë?

Nëse e kemi të pranishme nuhatjen por të ulët nuk është problem sepse ka nuhatje dhe mund të mësohet. Ndërsa po të kesh kakosmi është problem sepse vjen aromë dicka që nuk është.

Po pacientët të cilët janë postCOVID a kanë shfaqur probleme të tilla?

Po, për pacientët që kanë kaluar covid-19, mund të shfaqen:

1- shurdhësi e menjëhershme (ndodh edhe tek virozat e tjera kjo gjë).

2- Neuronite vestibulaire që do të thotë kur preket nervi tek veshi i brendshëm i cili është nervi i ekuilibrit (ndryshe veshi i mesit siç njihet në gjuhën popullore) dhe të mos të të rikthehet, të merren mendtë derisa të stabilizohet. Neuroniti vestibulaire është parë edhe tek virozat e tjera. Është i përmisueshëm .

A është humbja e ndjesisë së nuhatjes simptomë vetëm e covid-19?

Jo! Humbja e nuhatjes mund të ndodhë në çdo viroze tjetër. Për të bërë diagnozën e Covid-19 e bën vetëm tamponi PCR dhe jo vetëm shenjat klinike. Nuhatjet nëse ikin duhen parë në thellësi sepse mund të jetë në nivel periferik por mund të jetë edhe në nivel qëndror ku mund të kesh një tumor në kokë dhe nuhatja të ikën. Me anosmi kemi patur raste edhe para se të shfaqej virusi. Me anosmi mund të jenë edhe personat të cilët kanë punuar në fabrikat e këpucëve kjo për shkak të solucioneve të forta.

 

 

Postime të ngjashme

Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë