Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurën tek fëmijët

Humbja e vetëm një ore gjumë gjatë ditës, fëmijëve deri në dhjetë vjeç u krijon vështirësi në lexim, shkrim dhe zotërim të gjuhës.

Edhe mungesa më e vogël e gjumit te fëmijët shkakton vështirësi në zhvillimin kognitiv, sidomos në zotërimin e gjuhës, shkrimit dhe leximit.

femije te nxenit“Studimet tona kanë treguar se nëse humbet edhe vetëm një orë gjumë në ditë, për një javë pengon funksionim normal neurokognitiv të trurit”, ka konstatuar Rachel Ëaford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhëhequr studimin.

Ajo ka shtuar se fëmijëve parashkollore u nevojiten 11-13 orë gjumë, ndërsa shkollarëve deri në moshën 10-vjeçare – mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe këshilla praktike si të arrini që fëmija juaj të zgjohet çdo mëngjes i çlodhur dhe i ngopur me gjumë.

  1. Përmbajuni rreptësisht rutinës para gjumit;
  2. Para shtrirjes në shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni së bashku me fëmijën tuaj
  3. Shmangni kolat ose çfarëdo ushqimi ose pije e cila përmban kafeinë ose stimulantë të tjerë të paktën tri orë para fjetjes;
  4. Në shtrat nuk duhet të shkojë i uritur, mirëpo nuk do të duhej as ta teprojë me ushqim;
  5. Errësojeni dhomën e fjetjes, temperaturën rregullojeni për tri deri katër gradë më ulët dhe nëse ka çfarëdo mundësie përkujdesuni që në të të mos depërtojë zhurma;
  6. Zgjohuni gjithmonë në të njëjtën kohë.

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026