Humbja në peshë: Ka të bëjë më shumë me mendjen sesa me ushqimin

Këtu do t’ju paraqesim 5 rregulla se si të hani çfarë të doni dhe të mbani një peshë kostante (ose të humbisni peshë)

  1. Mësoni të njihni urinë e vërtetë. Nëse keni ngrënë brenda 2 orëve të fundit, shancet për të qenë të uritur fizikisht janë të ulëta. Kjo do të thotë se trupi ka nevojë për ushqim çdo 2-3 orë (në varësi të vaktit apo ushqimit që keni konsumuar së fundi).
  2. lekure ushqime kujdesi“Trajtoni” kuzhinën. Shmangni ushqimet e konservuara dhe me yndyrë nga bufeja juaj. Mbusheni frigoriferin me perime dhe fruta, pa pije me gaz dhe do të hani vetëm shëndetshëm.
  3. Menaxhoni stresin. Qëllimi i kësaj këshille është të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm, nëse jeni të stresuar mos gjeni ngushëllim tek ushqimi.
  4. Mbani një ditar të ushqimeve. Filloni e ndryshoni modelin e të ngrënit, llogarisni se sa kalori ju duhet të merrni në varësi të peshës dhe bëni kujdes me ushqimet me shumë kalori.
  5. Hani në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndodh shpesh që shumë njerëz të hanë pa e kuptuar se çfarë po konsumojnë apo pa e kuptuar sasinë e ushqimit që po konsumojnë. Kur të jetë koha e ngrënies, kushtojani kohën e nevojshme vetëm asaj. Në rastet kur bëni ndonjë gjë tjetër, kur jeni duke ngrënë (p.sh.: duke parë televizor), ndodh që hutoheni dhe hani më shumë seç duhet.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe