Hurmat e Arabisë, të shijshme dhe plot vlera ushqyese

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Hurmat e Arabisë përveçse janë shumë të shijshme janë dhe plot vlera ushqyese. Janë ndër frutat e thata më të mira për shëndetin dhe arsyet janë si më poshtë:

  1. Janë shumë të ushqyeshme

Meqë janë të thara, përmbajtja e kalorive në hurmat e Arabisë është më e lartë se në shumicën e frutave të freskëta. Kjo përmbajtje është e ngjashme me atë të frutave të tjera të thata si tek rrushi dhe fiqtë e thatë.

Shumica e kalorive në hurmat e Arabisë vjen nga karbohidratet. Pjesa tjetër janë nga një sasi shumë e vogël proteinash. Pavarësisht kalorive që kanë, hurmat e Arabisë përmbajnë gjithashshtu vitamina dhe minerale të rëndësishme, si dhe një sasi të konsiderueshme fibre. Kanë në përbërje edhe antioksidantë, të cilëve mund t’iu atribuohen shumë nga vetitë pozitive që kanë hurmat e Arabisë në shëndet.

  1. Kanë përbërjë të lartë fibre

Fibra është e rëndësishme për shëndetin. Hurmat e Arabisë kanë 7 gram fibra në çdo 99 gram të tyre. Fibra ndihmon në tretje, duke parandaluar kapsllëkun.

Për më tepër fibra në hurmat e Arabisë mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak. Fibra ngadalëson tretjen dhe mund të parandalojë që nivelet e sheqerit në gjak të mos rriten shumë direkt pas ushqyerjes. Për këtë arsye hurmat e Arabisë kanë një indeks të ulët glicemik, indeks ky që mat se sa shpejt rritet sheqeri në gjak pas konsumimit të ushqimeve të caktuara.

  1. Kanë përbërje të lartë antioksidantësh

Hurmat e Arabisë sigurojnë antioksidantë që kanë shumë përfitime shëndetësore për të ofruar, duke përfshirë reduktimin e rrezikut për sëmundjë të ndryshmë. Antioksidantët i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, të cilat janë molekula jo të stabilizuara që mund të shkaktojnë reaksione të dëmshme në trup, e që çojnë në sëmundje. Krahasuar me fruta të ngjashme si fiqtë dhe kumbullat e thata, hurmat e Arabisë kanë kanë nivelin më të lartë të antioksidantëve.

  1. Ëmbëlsues shumë i mirë natyral

Hurmat e Arabisë përmbajnë fruktozë, që është një lloj natyral sheqeri i gjendur në fruta. Për këtë arsye ato janë të ëmbla dhe kanë një shije të lehtë si karamel. Mund të jenë një zëvendësues shumë i mirë për sheqerin e bardhë në receta për shkak të lëndëve ushqyese, fibrës dhe antioksidantëve që sigurojnë.

  1. Përmirësojnë shëndetin e kockave

Hurmat e Arabisë përmbajnë minerale të shumta, duke përfshirë fosforin, kaliumin, kalciumin dhe magnezin. Të gjithë këto minerale janë studiuar për potencialin që kanë për të parandaluar sëmundje të kockave si osteoporoza.

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë