Duke filluar nga data 1 prill 2015 hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme dhe që nga ky moment do të jetë e mundur rimbursimi i barnave për pacientët në nevojë, sipas listës së re të barnave.
Lista e re e barnave të rimbursueshme e vitit 2015 është pasuruar me 29 barna të reja, 12 prej të cilave janë principe të reja aktive. Këto barna përmirësojnë dhe zgjerojnë trajtimin e pacientëve në shërbime si: Onkologjik, Gastro-hepatologji, Pneumologji, Reumatologji, Infektiv, në terapinë kardiake, Parkinson, etj.
Pritet që këtë vit të bëhet i mundur edhe rimbursimi i materialeve mjekësore, siç janë strishat për diabetikët; qeset njëpërdorimshe për shkarkimin kolostomik; disa pajisje për kardiologjinë invasive, etj.
Receta dy mujore me rimbursim
FSDKSH po ndërmerr një sërë hapash lehtësues për marrjen në kohë dhe pa vonesa të shërbimit shëndetësor.
Në këtë kuadër, duke filluar nga data 1 prill, nis gjithashtu dhënia e recetave për periudha deri në 2-mujore për pacientët kronikë të stabilizuar. Kjo do të thotë se pacientët, sidomos pensionistët (që janë dhe përfituesit kryesorë), do të kenë një lehtësim të ndjeshëm, pasi nuk do ta kenë të nevojshme paraqitjen pranë mjekut të familjes çdo muaj për barnat që marrin rregullisht me rimbursim, por një herë në dy muaj. Përveç rasteve kur ka ndryshim terapie (gjë e cila përcaktohet nga mjeku).
*Më poshtë gjeni tabelën e barnave që shtohen në listën e rimbursimit 2015
Barnat që shtohen në listën e rimbursimit 2015
| PRINCIPE TË REJA AKTIVE | |||
| Nr. | Emërtimi Kimik | Forma | Shërbimi ku përdoret |
| 1 | Lactuloze 667 g/1L – 200ML | flakon | gastro-hepatologjia |
| 2 | Sofosbuvir 400mg | tablet | gastro-hepatologji/ Hepati C |
| 3 | Vemurafenib 240 mg | tablet | për trajtimin e melanomave metastatike |
| 4 | Ruxolotinib 5mg, 15 mg, 20mg | tablet | onkologji /kancer i rrallë i gjakut |
| 5 | Acetat Abirateroni 250 mg | tablet | onkologji/ kancer të prostatës |
| 6 | Infliximab 100 mg | pluhur për infuzion | rheumatologji/artrit të formës së rëndë |
| 7 | Glycopyrronium bromide inhalation poëder 50 mcg | caps.për inhal. | në pneumologji/ SPOK |
| 8 | Acarbose 50mg, 100 mg | tablet | endokrinologji (diabet) |
| 9 | Alendronat+ Cholecalciferol 70mg+5600IU | tablet | rheumatologji |
| 10 | Lixisenatide 20 mg | pen | endokrinologji (diabet) |
| 11 | Fluvoxamine 100mg | tablet | psikoanaleptikët |
| 12 | Ocreotide Acetate 30 mg/2ml | pluhur për injec. | Grupi Hormoneve Hypothalamike |
| 13 | Lomustine 40 mg | tablet | Ne tumoret e kokes dhe ne metastaza |
| 14 | Everolimus 10 mg | tablet | onkologji, kanceri i gjirit |
| *Bari Ruxolotinib ka 3 alternativa në listë: 5mg, 15 mg, 20mg | |||
| *Bari Acarbose ka 2 alternativa në listë: 50mg, 100 mg
|
|||
| Barna të reja (forma dhe formëdoza) të barnave ekzistuese | |||
| Nr. | Emërtimi Kimik | Forma | Shërbimi ku përdoret |
| 1 | Epoetin Zeta 30000 IU | shiringe | në hematologji |
| 2 | Lercanidipine 20 mg | tablet | terapinë kardiake |
| 3 | Telmisartan 80mg | tablet | terapinë kardiake |
| 4 | Ferric hydroxide sucrose complex 100mg/5ml -5ml | ampul | në hematologji |
| 5 | Cefixime 100mg/5ml X 50ml | flakon | |
| 6 | Glyceryl Trinitrate 0.5 mg | sublingual.tab | terapinë kardiake |
| 7 | Hydrocortisone 17-butyrate 0.1% 30g | tubet | dermatologji |
| 8 | Peginterferon alfa – 2b 50mcg, 80mcg, 100mcg, | sol per injec | gastro-hepatologji dhe infektiv |
| 9 | Spironolacton 50 mg | tablet | terapinë kardiake |
| 10 | Levodopa+Carbidopa(2g+0.5g)/ 100ml | gel intestinal | anti-parkinsonik |


