I bëni paq ftohjes dhe gripit me këto çajra bimore

Nga Blertina Koka

Nëna Natyrë i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta. Një virus shkatërrohet vetëm me një antivirus. Por në rastet e nevojës së një kure të menjëhershme kundër virozave, atëherë kërkoni në kuzhinë.

Gazeta “Shëndet+” ka listuar më poshtë disa nga llojet e çajit që mund t’ju ndihmojnë për t’i bërë ballë ftohjes dhe gripit.

Çaj kamomili me mjaltë

Pini çaj kamomili me mjaltë disa herë në ditë. Kamomili ka veti qetësuese dhe antiinflamatore, ndërsa mjalti është i njohur për vetitë e tij të dobishme kuruese. Konsumoni rreth 200 ml çaj kamomili me mjaltë çdo ditë.    

Avulli i kamomilit: Jo vetëm çaji i kamomilit, por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji i sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni

Çaji i sherebelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet një solucion shumë i mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura. Madje përdoret nga tenorët të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.

Si të përgatisni lëng sherebele?

  • 1 kupë e gjysmë gjethe sherbele të freskët
  • 1 litër ujë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • Lëng limoni (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Zieni gjethet në ujë për rreth 15 minuta. Kullojini, derdheni lëngun në një shishe sterile dhe mbylleni mirë. Konsumoni nga një filxhan çdo ditë, duke shtuar pak mjaltë dhe shtrydhur limon.

Çaji i blirit

Lufton të ftohtin dhe gripin! Përveç nxitjes së djersitjes dhe uljes së temperaturës, lulja e blirit jep një kontribut të veçantë në luftimin e simptomave të të ftohtit, gripin, inflamacionit në gojë dhe traktin respirator. Çaji i lules së blirit të ndihmon edhe me kollën dhe fytin e trazuar, duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

Lulet e blirit ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e trupit dhe në harmoninë psikofizike. Ja përse janë të mira në rastet kur dhimbja e kokës është e vazhdueshme. Mund të pihen sidomos në darkë, para se të shkoni për të fjetur.

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt