Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
1. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë deri në 35 gradë C dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më si ç duhet duke rrezikuar kështu shëndetin.
2. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhembin dhe më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhimbshme.
3. Nëse kryeni sforcime fizike në ambjente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës.
Kur dilni jashtë, vishuni trashë që të ruani temperaturën trupore
1. Mbuloni pjesët më të ekspozuara, si: koka, qafa, këmbët e duart.
2. Mbuloni hundën dhe gojën për të ngrohur ajrin që thithni.
3. Vishuni me disa shtresa rrobash dhe me xhup të padepërtueshëm nga shiu.
4. Vishni këpucë të ngrohta dhe që ju mbrojnë nga rrëshqitjet.
5. Evitoni të dilni herët në mëngjes dhe vonë në darkë.
6. Ushqehuni mirë dhe evitoni përdorimin e alkoolit dhe duhanit pasi ato nuk ju ndihmojnë.
Kujdesuni për veten dhe të tjerët
1. Kufizoni punët e rënda dhe vrapimet.
2. Para se të udhëtoni me makinë, shihni parashikimin e motit dhe merrni me vete ujë, veshje të ngrohta dhe mbushni kartën telefonike.
3. Kujdesuni që femijët dhe të moshuarit të mos kenë ftohtë, pasi ata mund të mos e kuptojnë.
4. Ngrohni shtëpinë tuaj në temperaturë konstante
Temperatura ideale është 22-23 gradë C dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.
Nëse shihni një person në vështirësi telefononi në numrin 126.
Mbani kontakte të rregullta me familjarët dhe mjekun e familjes.
