Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Patrik Petritaj është dërguar në spital nga famijarët e tij, rreth orës 5 të mëngjesit.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit dhe policia po heton rrethanat e vdekjes. Të afërmit e viktimës po merren në pyetje. Pjesë e procesit të marrjes në pyetje janë edhe mjekët, për të parë nëse i kanë dhënë ndihmën e duhur.

