I pari ndër 400 fitues/ Joen Kreka tregon pasionin për mjekësinë e përgjithshme…

Pasioni për mjekësinë por dhe përpjekja duke studiuar fort gjatë gjithë viteve të maturës nuk e kanë zhgënjyer aspak Joenin, ndonëse shprehet se nuk e priste këtë rezultat ku ndër 1800 kandidatë që u regjistruan në mjekësi të dilte i pari.

“Nuk e prisja në fakt sepse kisha pikë të konsiderueshme por kishte shumë nxënës me më shumë pikë se unë. Por mesa duket provimi i informatizuar pati peshë të madhe në renditjen tonë, dhe kur mora vesh që isha i pari në renditje para se të lumturohesha, u habita”, tha Joeni.

Joeni vjen nga seksioni dy gjuhësh shqip – frëngjisht dhe dijet që ka marrë e kanë shpërblyer më së miri duke e nxjerrë fitues pothuajse në të gjithë preferencat e tij.

“Kisha konkurruar edhe në bioteknologji në farmaci, inxhinieri ndërtimi dhe në kimi industriale, teknologji ushqimore. Kam fituar 6, nga 10 preferenca që hodha. Në këto që nuk kam fituar as nuk konkurrova sepse kisha mjekësinë preferencë time dhe zgjidha të mos konkurroj në universitete private”, shtoi Joeni.

Edhe pse ai mund të studiojë ku të dojë, Joeni ka vendosur që pasionit të tij për mjekësi t’i shkojë në fund.

“Nuk ka asnjë të keqe të kontribuosh në vendin tënd. Unë njoh doktorë qe kanë zgjedhur të kontribuojnë në Shqipëri dhe ndihen shumë të vlerësuar. Dhe unë dua të bëhem një ditë si ata”, u shpreh ai.

 

Burimi: korcablog.com

Postime të ngjashme

Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës