I vdes gruaja, iu mohua çdo shërbim pas denoncimit të ilaçit të skaduar

Denisa Canameti

Ndërron jetë bashkëshortja e Ilir Pojakut, qytetarit që vetëm disa ditë më parë hodhi dyshime të forta lidhur me efektet që kishte trajtimi me “Altuzan”. Ky medikament ka disa ditë që ka kaluar për analizë pasi ky nuk është rasti i parë që për këtë medikament ka ankesa të mëdha nga qytetarët të cilët nuk ndihen më të sigurt për efektshmërinë e tij. Përveçse në media, Pojaku e ngriti zërin edhe në Forumin Publik të organizuar nga Arian Galdini.

Ilir Pojaku, denoncimi te takimi me Arian Galdinin“Nuk di të them nëse është faji i këtij medikamenti, nuk dua të akuzoj drejpërdrejt. Por, gruaja ime ka kaluar një herë një sëmundje të rëndë dhe e kemi kuruar jashtë me forcat tona. Tani i ra sërish një sëmundje tjetër po kaq e rëndë që e detyroi atë të bëjë kimioterapi në dhjetor dhe të trajtohet me “Altuzan”.

Që prej asaj kohe gruaja vetëm përkeqësohet. Gjendja e saj është çdo ditë e më e keqe. A e ka fajin ky medikament?”

Këto kanë qenë fjalët e Pojakut, të deklaruara fiks para një jave, dhe sot pas një jave gruaja e tij ndërron jetë.

A është faji i Altuzanit? Këtë nuk dimë ta themi. Analizat do të nxjerrin rezultatet për kuptuar nëse ky medikament është me të vërtetë fajtor për humbjen e jetës së gruas së Pojakut, e për shumë njerëz të tjerë të cilët janë trajtuar me të njëjtin medikament. Jo vetëm i shtrenjtë, por edhe i skaduar. Edhe pse pa asnjë akuzë të drejpërdrejtë, edhe pse hodhi hije dyshimi këto kanë qënë motive dhe arsye të mjaftueshme që Ministria  e Shëndetësisë të reagonte. Po atë ditë, zonjës Pojaku i hiqet kemp-i. Po atë ditë stafi mjekësor refuzon t’i japë trajtimin dhe sot, pas atyre ditëve gruaja e Pojakut ndërron jetë.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi