Kryefaqja Aktualitet I vdiq i vëllai në oborrin e Infektivit, reagon Minarolli: Me mashtrime...

I vdiq i vëllai në oborrin e Infektivit, reagon Minarolli: Me mashtrime dhe propagandë për shpëlarje truri nuk shpëtohen jetët tona

0
Shpërndaje

Një pacient i infektuar me koronavirus, i cili merrte trajtim mjekësor në spitali infektiv ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Mesa duket, ai ishte vëllai i Vili Minarollit, ish-funksionar i lartë i Partisë Demokratike dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Greqi.

Në reagimin e tij, Minarolli shkruan se është xhaxhai i dy vajzave që thanë për mediat se babai i tyre u la afër derës në të ftohtë pa marrë shërbimin e duhur mjekësor. Ai tregon po ashtu se familja e përjetoi rëndë situatën e “të sëmurit që e braktisën me orë të tëra tek dera pa i dhënë ndihmë, ndërsa kërkon që të mirëkuptohet gjendja e rënduar e vajzave.

Duke folur për gjendjen në spitalet publike, Minarolli thotë se dëshira dhe përkushtimi i mjekëve dhe pamundësia për të kryer detyrën në këto spitale janë dy gjëra të kundërta. Ish-ambasadori thotë se është i bindur për përgatitjen dhe përkushtimin e mjekëve tanë, por shton se kjo nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar jetë.

Minaroll e drejton gishtin tek ministrja Ogerta Manastirliu për të cilën thotë se mashtron me propagandë gjithë ditën.

“Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo. Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jatit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone, shton Minarolli.

REAGIMI

Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv , per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minarolli).

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe  ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen  per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek  por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo. Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje, kundra nje ministre  idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron  dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojabvetem genjen dhe mashtron.

Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur. Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo. Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera. Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone.

Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.

Ju falenderoj!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here