Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Pacientët që marrin rregullisht qetësues Ibuprofen kanë rrezik 20% më të lartë për të zhvilluar dështim të zemrës.
Ibuprofeni dhe qetësuesit e tjerë mund të shkaktojnë një krizë në zemër e cila ndikon në pothuajse 1 milion britanikë. Përdorimi afatgjatë i këtyre pilulave shkakton reaksione kimike në trup, të cilat çojnë në tendosje të zemrës.
Ibuprofeni mund të çojë në infarkt në zemër në pacientët të cilët kanë një histori të mëparshme të sulmeve në zemër apo tension të lartë. Rreth 900.000 të rritur në Britani kanë pasur dështim të zemrës, i cili ndodh kur muskuli i zemrës bëhet tepër i dobët për të pompuar gjak rreth trupit.
Burimi: Daily Mail


