Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndaj duhet që ai të jetë sa më i shëndetshëm dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura. Dietologia Rolina Naço jep disa ide të shëndetshme për mëngjesin tuaj në mënyrë që e gjithë dita juaj të jetë tepër energjike.

Tost me reçel, luleshtrydhe, banane dhe bajame

Tërshërë e zier me pak qumësht, me arra, fara kungulli, kanellë dhe banane

Tërshërë me qumesht të zier, dardhë dhe kanellë

Tërshërë e zier me qumësht, boronicë, banane, arra dhe pak kos

Tërshërë e zier me pak qumësht, me pak banane, manaferrë, fara luledielli dhe pak gjalpë kikiriku

Qumësht me banane, rrush dhe fara kungulli

Krepë integrale, gjalpë kikiriku, banane, luleshtrydhe dhe boronicë

Kos i skremuar me arra

Kos me banane, boronicë dhe fara kungulli

Bukë me gjalp kikiriku ose tahinë (susam i bluar) me banane, boronicë të thatë, kajsi të thatë dhe kivi

Bukë integrale me mjaltë, fara lini, mandarinë, kivi