Identifikohen rastet e para me Omicron te kafshët

Janë identifikuar rastet e parë të variantit Omicron tek disa kafshë të egra në Shtetet e Bashkuara. Omicron është zbuluar tek disa drerë me bisht të bardhë në ishujt Staten, New York, sipas mediave amerikane.

Sipas studiuesve, të cilët ende nuk i kanë publikuar gjetjet e tyre, zbulimi i Omicron te këto kafshë ka rritur shqetësimin se transmetimi i virusit midis tyre mund të çojë në shfaqjen e varianteve të reja, të cilat mund të infektojnë njerëzit.

Në fund të fundit, Covid-19 është një sëmundje zoonotike, që do të thotë se fillimisht u transmetua nga kafshët te njerëzit. Dreri mund të jetë një bartës  problematik i virusit. Këto janë kafshë që lëvizin në shumë zona dhe përgjithësisht mund të jenë asimptomatike.

Përveç kësaj, dreri i egër është pre dhe është një ushqim që konsumohet në Shtetet e Bashkuara. Disa shtete kanë paralajmëruar tashmë gjuetarët që të marrin masa paraprake kur transportojnë kufomat e drerit, madje duke i këshilluar ata të mbajnë doreza plastike apo edhe maska ​​​​mbrojtëse. /New York Times

Postime të ngjashme

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve