IFC dhe “Together for life”, trajnim gazetarëve për eficencën e energjisë

Arlinda Gjypi

Koorporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe shoqata “Together for life” zhvilluan këto ditë seminarin me temë “Roli i medias në informimin e publikut dhe për nxitjen e përdorimit të eficencës së energjisë, përfitimet ekonomike dhe mjedisore”.

Ky seminar, në të cilën morën pjesë mbi 20 gazetarë të medias vizive dhe të shkruar, kishte për qëllim nxitjen e një bashkëbisedimi të hapur lidhur me eficencën e energjisë. Diskutimet u përqendruan në rolin e medias në këtë fushë, si dhe rolin e aktorëve të tjerë po aq të rëndësishëm për kuadrin ligjor dhe rregullator, si dhe bankat për produktet e tyre si për individë.

IFC, trajnim me gazetaret (3)Gjatë fjalës së hapjes, znj. Bajame Sefa, drejtuese e IFC-së për projektin, dha një informacion të përgjithshëm mbi projektin “Eficenca e energjisë në banesa” dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit dhe grupeve të interesit mbi eficencën e energjisë, duke theksuar rëndësinë e saj dhe mbështetjen nga të gjitha strukturat përkatëse.

Znj. Eglantina Bardhi, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës foli mbi rolin e rëndësishëm të informimit dhe ndërgjegjësimit e publikut në eficencën e energjisë. “Ky trajnim ka rëndësi të madhe, – u shpreh Bardhi. – Kjo për faktin e thjeshtë se gazetarët janë ndërlidhësit me publikun dhe përpara se t’u prezantojnë njerëzve një informacion, ata vetë duhet të jenë të vetëdijshëm se ajo çka po japin është vërtet e rëndësishme. Përdorimi u energjive të rinovueshme dhe eficenca e energjisë janë çështje për të cilat gazetarët, si informues të publikut, duhet të kenë njohuri të mira ndaj dhe sot ne kemi përzgjedhur specialistë që të flasin për të mirat e tyre, të cilëve mund t’u drejtoheni për çdo paqartësi apo pyetje që mund të keni”.

IFC, trajnim me gazetaret (1)Një nga lektorët e përzgjedhur ishte edhe inxhinieri Besim Islami, ekspert për energjinë. Përpara gazetarëve ai prezantoi arsyet se pse përdorimi i eficencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme kishin rëndësi,  si dhe benefitet ekonomike dhe mjedisore që sjell përdorimi i këtyre energjive. Islami solli shembuj konkretë me shifra se si vende të fuqishme kishin filluar t’u drejtoheshin energjive të rinovueshme. Më pas ai foli edhe lidhur me përdorimin e eficencës së energjisë në vendin tonë, plotësimin e standardeve të ndërtesave në vendin tonë ndaj këtyre energjive, si dhe direktivat e BE-së për rritjen e përdorimit të eficencës së energjisë dhe energjive të rinovueshme.

Fjala e Islamit solli edhe një interes të gjerë nga gazetarët, duke e kthyer kështu seminarin në një bashkëbisedim për një informacion edhe më të saktë në këtë drejtim.

Në këtë aktivitet u prezantua Gerti Ruci, përfaqësues i bankës “Credins”, i cili foli lidhur me paketat e kredive që ofrojnë bankat për eficencën e energjisë dhe energjive të rinovueshme dhe benefitet konkrete të klientëve.

Ky aktivitet u organizua në vijim të disa aktiviteteve që IFC-ja në bashkëpunim me trajnerët e saj ka zhvilluar në kuadrin e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë dhe grupeve të interesit mbi “eficencën e energjisë në banesa”, ndërgjegjësim i cili është bërë i mundur edhe përmes faqes së internetit http://www.aab.al/edu/ee/index.php

Koorporata Financiare Ndërkombëtare po mbështet edhe trajnime me gazetarët e mediave të shkruara dhe mediave vizive që mbulojnë çështjet e ekonomisë dhe mjedisit me qëllim informimin e publikut për nxitjen e përdorimit të eficencës së energjisë. Ky trajnim është i pari në bashkëpunim me shoqatën “Together for life” dhe do të pasohet edhe nga një trajnim tjetër gjatë muajit korrik.

Në aktivitet u prezantuan dhe u shpërndanë dhe broshura dhe materiale informuese mbi eficencën e energjisë, produktet bankare dhe produktet që ofrohen nga firma të ndryshme.

IFC, trajnim me gazetaret (2)

Rreth IFC-së

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillimin global, i fokusuar kryesisht në sektorin privat. Duke punuar me ndërmarrje private në më shumë se 100 vende, IFC përdor kapitalin, ekpertizën dhe influencën për të ndihmuar në eliminimin e varfërisë ekstreme dhe për të nxitur një mirëqenie të përbashkët. Në vitin financiar 2013, investimet e IFC-së arritën shifrën më të lartë gjithëkohore me afërsisht 25 miliardë dollarë, duke rritur fuqinë e sektorit privat për të krijuar vende pune dhe përballuar sifadat më të ngutshme të zhvillimit të botës. Për më shumë informacion mund të vizitoni: www.ifc.org.

Shoqata “Together for life”

Misioni i kësaj organizate është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, veçanërisht të grupeve vulnerabël, përmes ngritjes, zhvillimit dhe zbatimit të programeve sensibilizuese, informuese dhe edukuese për çështje të arsimit, shëndetësisë dhe mjedisit. Ajo ka zbatuar shumë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian, mes të cilave një vend të rëndësishëm zënë projektet me të rinjtë.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele