Ekzistojnë një shumëllojshmëri medikamentesh që mund të shërojnë problemet e veshëve. Këtu do t’ju paraqesim një mënyrë mjaft efektive për të shëruar infeksionet e veshit dhe për të hequr dyllin në kushte shtëpie. Ky ilaç natyral përbëhet nga përzierja e alkoolit dhe uthulla e bardhë.
Uthulla e bardhë është mjaft efektive për luftimin e infeksioneve për shkak të agjentëve antibiotik dhe antibakterial që përmban. Kur bashkohen këto dy përbërës, bëhen mjaft efektivë kundër infeksioneve, thatësisë së veshit, lehtësimin e dhimbjeve dhe për të pastruar dyllin e veshit.
Pasi keni përzier 1 lugë gjelle alkool me një lugë gjelle uthull, mbajeni kokën në një anë dhe me anë të një pambuku (ose kunjë veshësh) hidhni rreth 5 ml ilaç në vesh. Mbajeni kokën pa lëvizur për 1 minutë dhe më pas bëni të njëjtën gjë në veshin tjetër.
Trajtimi mund të përdoret 2 herë në ditë.
SHËNIM: Ky mjekim natyral mund të përdoret vetëm për infeksionet në fazën fillestare dhe për të lehtësuar dhimbjet e veshit. Nëse problemi nuk zhduket për 3 ditë, konsultohuni me mjekun.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


