Ilaçi mijëravjeçar natyral që ul tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tensioni i lartë i gjakut ashtu si dhe niveli i lartë i kolesterolit në gjak janë dy gjendje shëndetësore që mund të rezultojnë mjaft të rrezikshme për jetën nëse nuk i trajtoni dhe nuk tregoni kujdes të duhur në lidhje me to. Pa dyshim që për këto sëmundje duhet të kuroheni, por mund t’i menaxhoni mjaft mirë edhe me anë të një diete të shëndetshme, kurave natyrale etj. Ja një nga mënyrat më të mira që ka qënë përdorur që kohë më parë për të trajtuar tensionin e lartë dhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak:

kura per tensionin e lartwPërbërësit: 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle uthull molle, 1 thelb hudhër e thërrmuar, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 copë e vogël xhenxhefil i grirë.

Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejni mirë. Lëreni masën të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë. Pas këtyre ditëve, konsumoni një lugë çaji të përbërjes në mëngjes para se të konsumoni mëngjesin dhe një lugë çaji në mbrëmje para se të flini. Mos e konsumoni më tepër se kaq. Ky ilaç natyral do të forcojë dhe aktivizojë trupin, do të ulë tensionin e lartë, do të ulë nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe do të rrisë sistemin imunitar./ Burimi: Cousine and Health

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?