Ilir Beqaj i sëmurë, shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të dosjes “Sterilizimi” në Gjykatën e Posaçme, që ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte,

Beqaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Përmes një deklarate, ai njoftonte gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në gjyq, për arsye shëndetësore dhe kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Në proces nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, por edhe mbrojtësi i të pandehurit Ilir Rrapaj.

Lidhur me këtë proces gjyqësor ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, ndërsa është nën arrest në burg për dosjen SASPAK.

KONTRATAT KONCENSIONARE – SHUMË PARA, PAK PËRFITIME

Shoqata Together For Life ka prodhuar disa raporte të fokusuara në monitorimin e eficencës së shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë. Në të gjitha këto raporte është ngritur shqetësimi rreth nivelit të ulët të buxhetimit të sektorit të shëndetësisë dhe menaxhimit joefikas të fondeve të alokuara vit pas viti. Raportet janë ndalur në analizimin e koncesioneve të tipit PPP që janë aplikuar në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, ku është  evidentuar mungesë e theksuar transparence dhe llogaridhënieje. TFL ka qenë ndër të parat që ka ngritur që në fillim shqetësimin, më pas të bazuar edhe në gjetjet e raporteve për problematikat e krijuara nga aplikimi i këtyre koncesioneve. Raportet kanë evidentuar se kontratat PPP janë lidhur pa studime të qarta fizibiliteti dhe analize kosto-përfitim për buxhetin dhe marrësit e shërbimit. Po ashtu shqetësues është konsideruar fakti që kompanitë koncesionare nuk janë ‘trazuar’ nga institucionet përgjegjëse gjatë implementimit të koncesioneve dhe disa prej kompanive nuk kanë dorëzuar bilancet financiare. Aplikimi i TVSH-së në kundërshtim me ligjin dhe pagesat për shërbime të pakryera, si në rastin e Check-Up dhe Dializës, përbëjnë shkelje serioze që kanë ngarkuar buxhetin publik.

Për më tepër, korrupsioni dhe shkeljet në prokurime janë klasifikuar si raste të nivelit të lartë nga Transparency International dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raportet tregojnë manipulime në raportime, si në rastin e koncesionit të Sterilizimit, dhe favorizime të kompanive pa përvojë në sektor. Investimet e koncesionarëve janë minimale, duke përfaqësuar vetëm 9% të të ardhurave të tyre, ndërsa përfitimet e tyre janë të mëdha.

Mungesa e strukturave për monitorimin e kontratave dhe kanalizimi i fondeve publike në shërbime jo prioritare kanë dëmtuar financat e sektorit të shëndetësisë. PPP-të përbëjnë një barrë të rëndë për buxhetin publik, duke marrë një pjesë të madhe të fondeve që mund të ishin përdorur për shërbime prioritare dhe investime në infrastrukturë shëndetësore. Këto problematika theksojnë domosdoshmërinë për reforma të thella në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e PPP-ve në sektorin e shëndetësisë.

Një nga gjetjet e raportit “Kostoja totale e buxhetit të Shëndetësisë për mbulimin e pagesave të planifikura për kontratat koncensionre” evidenton se dëmi i pjesshëm ekonomik nga koncesionet në shëndetësi shkaktuar deri në fund të vitit 2021 bazuar në të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nga Ministrisë së Financave arrin në rreth 5,6 miliardë lekë ose 47.5 milionë euro. Kjo shumë është sa 25% e shumës totale të akorduar gjithsej për këto koncesione deri në fund të vitit  2022 (projeksion). Shuma prej 47,5 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ndërtimin e një spitali të ri.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025