Ilir Beqaj publikon padinë për shpifje ndaj Lulzim Bashës

‘’Nuk ka kryeministër në Evropë si kryeministri shqiptar, i cili pasi konfrontohet nga të dhëna të pakundërshtueshme të hajdutërisë së ministrave të tij, të Beqaj, llogaria e të cilit ka shkuar 31 milionë euro tendera…’’, është kjo deklarata e kreut të opozitës, z. Lulzim Basha, e bërë në nëntor të vitit 2015, që ka nxitur ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që ta padisë për shpifje.

padi Beqaj_Basha

Beqaj ka bërë sot publike padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së më 22 shkurt 2016 për fyerje dhe shpifje në publik. Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë shkruan: “As përpjekjet e mjeruara të Lulit, as shpifjet apo përbaltja e sejmenëve të tij, nuk do të mund të na ndalin në rrugën tonë për reformimin rrënjësor dhe rilindjen nga mjerimi dhe katastrofa ku PD-ja e kishte katandisur shëndetësinë shqiptare.

Ne padinë e dorëzuar ne Gjykate, ministri thotë se ka ardhur koha që Lulzim Basha të provojë përpara drejtësisë shpifjet në adresë te tij.

“Nëse Lulzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë. Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil, sepse sa për ndëshkimin politik, atë ai do ta marrë me siguri nga populli në zgjedhjet e ardhshme, njësoj siç e mori në referendumin e tij qesharak të 21 qershorit të shkuar”, deklaron Beqaj.

Më poshtë do të gjeni një kopje të padisë që Ministri Beqaj ka depozituar më datë 22 shkurt 2016 ndaj kryetarit të Partisë Demokratike.

KerkesePadi-IlirBeqajvsLulzimBasha-22shkurt2016

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim