Ilir Beqaj, u kthye në zyrë një javë pas shkarkimit. Firmosi Listën e Barnave me ‘ilaçin shkatërrimtar’. Detajet

Lista e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017 është shtuar me ilaçin Fentanyl, një ampulë me drogën më të fuqishme (100 herë më e fuqishme se Morfina dhe 50 herë më e fuqishme se heroina). Mjafton të thuhet se Fentanyl përdoret vetëm në kirurgji për operacione. Prej një muaji ilaçi është ‘licensuar’ me firmën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe do të shitet edhe në farmacitë e Shqipërisë.

Përveç futjes së ilaçit në mënyrë të paligjshme, konspirative ka qenë edhe firmosja e listës ku u fut ai. Ish-ministri i Shëndetësië, Ilir Beqja, i shkarkuar nga detyra prej Kryeministrit Rama para një muaji bashkë me tre ministra të tjerë, sipas burimeve të Politiko.al, është rikthyer në zyrë një javë pas shkarkimit, posaçërisht për të hedhur firmën mbi Listën e Barnave 2017.

Të njëjtat burime thonë, se ka qenë shefi i Sektorit  të Kontrollit të Depove Farmaceutike, ‘i afërt’ në afera me Ministrin, që iu ka dhënë ‘urdhër të prerë’ anëtarëve të Komisionit të Hartimit të Listës për të futur ilaçin shkatërrimtar.
Burimet e Politiko.al shtojnë se arsyeja e futjes në listë të një ilaçi të tillë janë aferat korruptive me kompanitë farmaceutike.

Çfarë është Fentanyl-i:

Fantanyl-i është një ilaç antidhimbje i fuqishëm dhe sintetik me veprim të shpejtë. Fentanyl është 50 deri në 100 herë më i fuqishëm se morfina, por disa analogë të Fentanyl-it, të prodhuar për të berë efektet farmakologjik të ilaçit origjinal mund të jenë deri në 10 mijë herë më të fuqishëm se morfina.

Fentanyl-i përdoret gjithashtu edhe si drogë rekreacionale, gjë që ka çuar në mijëra vdekje nga overdoza ndërmjet viteve 2000-2017./ Burimi: Politiko.al

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona