Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Iluzionet optike janë të të gjitha llojeve, nga ato që testojnë fuqinë e vëzhgimit deri tek ato që zbulojnë sa shpejt punon truri juaj. Ka edhe iluzione inteligjente, të cilat zbulojnë sekrete mbi personalitetin e një njeriu.
Iluzioni i mëposhtëm është njëri prej tyre.
Nëse shikoni një vajzë të re, keni këto karakteristika të personalitetit:
- Jeni optimist dhe kureshtar.
- Mund të jeni të vrullshëm dhe merrni shpesh vendime impulsive.
- Ju pëlqen të ndihmoni të tjerët dhe të punoni si vullnetar.
- Jeni i/e fortë dhe nuk dorëzoheni lehtë.
- Do të ishit njeri më i mirë nëse do të dëgjonit përshtypjet për veten dhe të ndanit problemet me të tjerët.
Nëse shihni fytyrën e një të moshuari me mustaqe, keni këto karakteristika:
- Jeni i/e qetë, i/e ndershëm dhe plot besim. Dukeni një njeri i besueshëm dhe
- Keni lindur për t’u bërë lider. Mund ta drejtoni një grup njerëzish në mënyrë perfekte.
- Ndiqni me kujdes hapat për të arritur synimin që i vini vetes. Në këtë mënyrë ju nuk merrni vendime të menjëhershme, pa u menduar mirë.
- Doni të arrini perfeksionin, prandaj i krijoni vetes ndonjëherë stres.
Burimi: Daily Mail /



