Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo

Ndërsa sezoni i verës dhe pushimet në ambiente kolektive sapo kanë nisur, mjeku infeksionist Dr. Tritan Kalo sjell një mesazh të rëndësishëm informues për publikun, me qëllim parandalimin dhe ndërgjegjësimin mbi një infeksion të zakonshëm të lëkurës – Impetigo bacteriosa.

Informimi si mjet parandalues

“Informimi është një mjet komunikimi me publikun, i cili ka edhe rol parandalues. Është një detyrim profesional, pavarësisht daljes në pension apo largësisë nga atdheu”, shprehet Dr. Kalo, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së njohurive mjekësore me prindërit, edukatorët, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe publikun e gjerë.

Çfarë është Impetigo bacteriosa?

Impetigo është një infeksion bakterial i lëkurës, që shfaqet më shpesh tek fëmijët, por mund të prekë çdo grupmoshë. Shkaktarët më të zakonshëm janë bakteret streptokok dhe më rrallë stafilokokët. Ky infeksion shfaqet gjatë gjithë vitit, por është më i zakonshëm në verë dhe në ambiente të mbipopulluara si plazhet, kampet apo institucionet arsimore.

Karakteristikat kryesore të Impetigos:

  1. Autoinfektimi – përhapja nga vetë i sëmuri duke kruar apo prekur lezionet.

  2. Infektimi i të tjerëve – përhapja te fëmijët apo anëtarët e tjerë të familjes dhe rrethit shoqëror.

Masat parandaluese:

  • Mbajtja e higjienës personale është thelbësore.

  • Teshat dhe rrobat e të prekurve duhen larë veçmas.

  • Të shmangen qëndrimet e gjata në diell, në kushte të lagështa apo temperatura të ulëta.

  • Të evitohen banjot në pishina, liqene dhe det gjatë fazave aktive të infeksionit.

Diagnoza dhe diferencimi nga sëmundje të tjera

Dr. Kalo thekson rëndësinë e diagnozës së saktë, duke mos e ngatërruar impetigon me sëmundje të tjera si Varicela apo Herpes simplex. Ai sjell një përshkrim të detajuar të dallimeve klinike mes tyre, duke përmendur elementët karakteristikë të varicelës: makula, papula, vezikula dhe krusta, të cilat zhvillohen në një hark kohor prej 24–48 orësh pas një faze pseudogripale.

Trajtimi i impetigos

Në shumicën e rasteve, trajtimi përfshin:

  • Mjekim lokal/topik me pomada antibakteriale si Neobac, Bakoderm, Tetracycline, etj.

  • Antibiotikë oralë për format më të avancuara ose të përhapura (Cefixim, Amoksiclav).

  • Antihistaminikë për lehtësimin e kruajtjes (Ceterizin, Lordes, etj.).

Postime të ngjashme

“Profesioni im është thirrje, jo pozicion”- Ish-deputetja e PD emërohet drejtore e Spitalit të Elbasanit
Lyerja e shpeshtë e flokëve, a e rrit rrezikun e kancerit? Ja çfarë thotë studimi
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
Ky ushqim i përditshëm mund të shkaktojë helmim nëse nuk e konsumoni shpejt
VIDEO/ Produkte të skaduara, zbulohet klinika dentare në Tiranë që vinte në rrezik jetën e pacientëve
Për çfarë janë të mira karotat? Ja 5 përfitime që merrni në shëndet
Foshnja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë! Ja për çfarë akuzohen
Ky është fruti që na ndihmon të kemi dhëmbë më të bardhë