Kryefaqja Box 1 Impotenca dhe çrregullimet seksuale tek të rinjtë

Impotenca dhe çrregullimet seksuale tek të rinjtë

1
Shpërndaje

Bisedoi: Elona Tereziu

Çrregullimet seksuale janë ndër sëmundjet më shkatërruese për një mashkull, dhe kjo jo vetëm në kuadrin e shëndetit riprodhues, por edhe për sa i përket psikikës, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Grupmosha ku hasen më shpesh është ajo 20- 45 vjeç dhe llogaritet që preken rreth 20% e meshkujve të rinj.

Ndër këto çrregullime mund të përmendim rënien e dëshirës për seks, mungesën e ereksionit, ejakulacionin e shpejtë, ndryshim apo zvogëlim në ngjyrë dhe sasi të spermës, dhimbjet e testikujve apo fund barkut, dhimbjet përreth zonës anale, shqetësimet urinare dhe defikimin e shpeshtë.
Arqile Gjikondi, mjek nefrolog-internist, tregon për gazetën ‘Shëndet+” se shumica e meshkujve që vuajnë nga çrregullimet seksuale kanë probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarrenë), hemorroidet (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës, gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës apo në qeset e spermës, që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën.

Një ndikim jo të vogël këto çrregullime kanë në jetën bashkëshortore apo në çift, ku shumica e këtyre meshkujve refuzojnë njohjen me femra, ndahen nga të dashurat apo gratë, akuzohen për tradhti, gjë që çon në divorce dhe kanë vështirësi për të bërë fëmijë.

Megjithëse në shumicën e rasteve nuk ka një shkak të dallueshëm përse fillojnë/ ndodhin këto çrregullime, ushqyerja jo shëndetshëm (fast food, pica, alkooli, pijet energjik etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe neglizhimi për t’iu drejtuar mjekut që në fillimet e sëmundjes, mendohet të luajnë një rol të rëndësishëm.

Çrregullimet seksuale janë të shumëllojshme. Është një univers për sa i përket çrregullimeve të këtij tipi. Ato janë shumë të ndryshme nga një fazë në një tjetër, dhe shpesh nuk kanë asnjë shkak të dallueshëm përse fillojnë (ne nuk e gjejmë dot arsyen e saktë përse ndodhin) dhe për pasojë edhe mjekimet janë jo gjithmonë të sakta dhe efektive.

Cilët janë disa nga çrregullimet më të shpeshta?

Duke u nisur nga praktika mjekësore, çrregullimet më të shpeshta që unë vërej tek djemtë e rinj janë rënia e shpejtë e ereksionit, ose nuk kanë fare ereksion kur janë me një femër, ndërsa në masturbim janë disi më mirë.
Rënia e dëshirës për seks (libido). Nuk iu bëjnë përshtypje skenat erotike, nuk iu shkon mendja për seks ose e bëjnë të detyruar nga rrethanat.
Kanë ejakulacion të shpejtë. Nuk kanë qëndrueshmëri gjatë aktit seksual (e zgjasin vetëm disa sekonda ose pak minuta) në kundërshtim me dëshirën e tyre për ta zgjatur sa më shumë.
Nuk ndiejnë orgazmën (kënaqësinë e ejakulacionit) ose e ndiejnë shumë pak.
Zvogëlohet sasia e spermës, hollohet ose trashet shumë, disa herë bëhet spermë me kokrra si silikon, disa herë ndryshon ngjyra (bëhet e verdhë ose e kuqe ose jeshile), ndërkohë ndryshon edhe aroma e spermës, bëhet mjaft e rëndë.
Shpeshherë këta meshkuj kanë dhimbje në fund të barkut, dhimbje të testikujve (të njërit apo të dy testeve), dhimbje, djegie gjatë ereksionit, ose gjatë dhe pas ejakulacionit, dhimbje shtrënguese të organeve gjenitale (iu duket sikur kanë mbathjet e ngushta), kanë dhimbje përreth zonës anale, iu duket sikur duhet të defekojnë vazhdimisht, apo kanë edhe shqetësime urinare, ngrihen natën, urinojnë më shpesh se shokët e tyre, kanë urgjencë në urinim etj.

Çfarë ndikon në shfaqjen e këtyre çrregullimeve/ faktorët predispozues?
Ashtu si e përmendëm edhe më lart, shpeshherë ne (mjekët) nuk jemi në gjendje të përcaktojmë gjithmonë shkakun e këtyre çrregullimeve dhe gjendemi në situatë të vështirë përpara këtyre pacientëve të rinj që kërkojnë domosdoshmërisht një shpjegim për këtë sëmundje ‘miserable’ që i ka ndodhur, por në shumicën e rasteve mundet që të përcaktojmë shkaqet e sëmundjes, sidomos në pacientët që kanë një
rënie seksuale të papritur.

Zakonisht kërkohet për sëmundje seksualisht të transmentueshme (Gonore,Chlamydia ,Trichomonas etj) por në shumë raste këta pacientë rezultojnë të pastër nga këto mikrobe, ndërkohë që gjejmë mikrobe që zakonisht rriten në zorrën e trashë ose në lëkurë.
Duke u nisur nga observimet në klinikë, shumica e këtyre meshkujve vuajnë me probleme të zorrës së trashë (kapsllëk kronik/diarre), hemorroide (majasëll) ose çrregullime të tjera të zorrës , gjë që ndikon që të prishet qarkullimi normal i gjakut dhe limfës në bark dhe, për pasojë, disa mikrobe mund të kalojnë nga zorra dhe depozitohen në afërsi të prostatës (që quhet truri i seksit) apo në qeset e spermës që janë ngjitur me prostatën, por edhe në muskujt dhe nervat që janë përgjegjës për ereksionin apo orgazmën. Pra, në këtë rast preken disa organe që janë përgjegjëse për aktivitetin seksual të mashkullit (prostatë, vezikulat seminal, kanalet e spermës, muskujt kontraktues të legenit dhe anusit etj). Është mjaft e rëndësishme të theksohet se përgjithësisht analizat dhe ekzaminimet me EKO të këtyre pacientëve janë krejt normale dhe për këtë arsye shpesh këtyre pacientëve iu thuhet që janë çrregullime psikike!!! Rreth 70% e këtyre pacientëve vuajnë me Hemorroide aktive ose të fshehura, në të tashmen ose në të shkuarën.
Faktorë predispozues janë disa:
E para ushqimi i sotëm është mjaft i pashëndetshëm (fast food, pica, alkool, pijet energjike, alkooli etj), seksi i pambrojtur dhe me partnerë të ndryshëm, por edhe padituria dhe vështirësia që kanë këta pacientë që t’i drejtohen mjekut që në fillimet e sëmundjes (përfshijnë edhe simptomat e sëmundjeve të zorrës së trashë), sa më i shpejtë mjekimi aq më efikas është në shumicën e rasteve.
Sa shqetësuese janë dhe sa shpesh hasen këto çrregullime?
Çrregullimet seksuale janë nga sëmundjet më shkatërruese për një mashkull të ri për sa i përket psikikës së tij, jetës familjare, personalitetit, efiçencës në punë, lumturisë etj. Shpesh ndahen nga të dashurat, gratë, refuzojnë njohjen me femra, kanë vështirësi për të bërë fëmijë. Pra, në përgjithësi bien në një depresion të thellë që shumë shpesh lë gjurmë në psikikën e këtyre personave për një kohë të gjatë. Këta pacientë mund të kenë duruar për kohë të gjatë dhimbjet e çrregullimeve urinare, por kur fillojnë të shfaqen simptomat seksuale, atëherë gjendja bëhen shumë e rëndë dhe drejtohen tek mjeku shumë të alarmuar dhe të paduruar për shërimin e tyre. Është një katastrofë e përditshme në jetën e tyre dhe janë shumë të vështirë edhe për t’u mjekuar edhe nga ana psikologjike (jetojnë 24 orë me panik dhe
depresion)./jotabu.al

1 Koment

  1. Pershndetie jam 35 vjec dhe prej disa kohesh kam hemoragji te zorres se trash me nderprerje jo vazhdimisht ndodhem ne gjermani per momentin dhe nuk mundem te bej vizit sepse jam ne te zez ju lutem cfar me rekomandoni flm

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here