Kryefaqja Box 4 Impotenca seksuale: Metodat e vjetra, shumë më efikase

Impotenca seksuale: Metodat e vjetra, shumë më efikase

0
Shpërndaje

Evi Dani, androlog

Kemi folur për mjekimin e disfunksionit erektil. Themi që mjekimi i impotencës seksuale ndahet në dy periudha:

Para viteve 80, dështonim me mjekimin e impotencës seksuale. Në vitin 1980 një mjek francez bëri një injeksion gabimisht në trupin e penisit, injeksionin papaverin dhe pa që penisi bëri ereksion që mbajti disa orë. Pas kësaj filloi të studiojë edhe një herë fiziologjinë, anatominë, vaskularizimin e penisit. Kjo qe një kthesë e konceptit, e mjekimit të impotencës seksuale.

Sigurisht që kjo u ndoq shumë shpejt nga dy autorë të tjerë, nga një autor që përdori injeksionin në penis të prostoglandinave.

Një autor tjetër, Branklei, përdori një preparat tjetër që quhet fentolamina. Ishte një periudhë kohe e artë për ne, një periudhë kohe shumë e suksesshme për arsye se në atë kohë ne filluam t’i përdorim këto preparate me një sukses fantastik.

Nëse para viteve ’90 mundësia për t’i mjekuar ishte vetëm me preparate qetësues të sistemit nervor, se koncepti ishte që janë probleme psikologjike, tashmë gjthçka kishte ndryshuar.

Krahas këtyre ishte edhe pompa me vakum. Me këtë aparat, duke krijuar një vakum në penis, arrihej që të kishte ereksion. Luftonim të zgjidhnim problemin.

Në vitin 1997, dolën për herë të parë fosfodiesteraza 5 inhibitor, preparate që kanë një efekt të shkëlqyer, ku futen grupi i viagrës, cialis, stendra etj, preparate që përdoren në mënyrë masive me efekte shumë të mira.

Marrja e preparateve nga goja është një mënyrë shumë komode dhe ereksioni arrihet shumë mirë. Por ndodh që në këto preparate, pavarësisht se kanë cilësi shumë të mirë, nuk e marrim efektin siç duam. Pra, preparatet e reja nuk e japin efektin siç duam. Te njerëz të veçantë këto preparate nuk kanë efekt. Në rastet kur këto merren nga goja, kanë efekte të larta, por jo 100% të sigurta. Dhe në këtë grup hyjnë edhe shumë pacientë që nuk mund t’i marrin këto preparate. Për këtë grup pacientësh kthehemi dhe një herë mbrapa për të përdorur skemat e mjekimit që deri më sot mund të duken të lëna pas dere, për arsye se kemi këto të fundit. Nëse njerëzit nuk kanë efekt me ilaçet nga goja, ne fillojmë dhe përdorim injeksionet.

Tani shiten afërsisht në vendet europiane 14 milionë preparate të fosfodisteraza, për shembull viagra. Mund të përdoren 132 mijë injeksione në penis.

Preparati më i përdorur është prostoglandina 1. Prostoglandina 1 në bazë të dozës përdoren intrainjeksion intravenoz në penis. Pacientit i mësohet sesi t’i injektohet. Pas 10 minutash, pacienti ka ereksion të fortë që vazhdon 1 deri në 2 orë. Ereksioni është cilësisht shumë i mirë. Pacienti mund të bëjë një akt cilësor seksual, pa asnjë lloj problemi dhe shumë i kënaqur. Por doza ka shumë rëndësi. Prandaj nuk mund të përdoret pa orientimin e mjekut.

Në një përqindje rastesh, pacientët kanë dhimbje të penisit gjatë momentit të injeksionit. Preparati mund të ketë një rrezikshmëri, jo të lartë, mund të ketë priapizëm, që do të thotë: ai pacient që pasi ka arritur ereksionin, penisi arrin në ereksion dhe kalon mbi 4 apo 6 orë në ereksion dhe pacienti fillon të ketë shqetësime. Se penisi nuk ulet dot. Në këtë rast pacienti ka dhimbje, ka shqetësime, ka shumë probleme dhe duhet t’i drejtohet mjekut për të bërë kundërveprimin e këtij ilaçi.

Preparat tjetër është fentolamina, i cili përdoret në grada të caktura për të pasur ereksion në këtë drejtim. Edhe në këtë rast nuk mund të themi që kemi 100% ereksion. Rezultatet arrijnë në 70-80% të rasteve. Me efekte shumë të mira.

Preparatet duhen përdorur me shumë kujdes dhe duhet patjetër konsulta e mjekut sesi do të injektohet.

Veç injeksionit dhe tabletave nga goja janë edhe disa preparate në formë xheli, që përdoren duke u futur në kanalin e urinës nëpërmjet një mekanizmi të thjeshtë, i cili thithet nëpërmjet uretrës. Në rastet kur nuk nuk mund të përdoret injeksioni se pacienti e ka me frikë, e ka të dhimbshme, atëherë përdoren këto forma dhe përdoren me efekte shumë të mira.

Kohët e fundit ka dalë preparat në formë pike, që futen në uretër dhe kalon duke padur efektin e vet siç duhet. Ky preparat vitaros, në formë pomade, që lyen kokën e penisit dhe një sasi e fut në kanalin e uretrës me efekte shumë të mira. Një nga preparatet e kohëve të fundit.

Këto preparate ne i përdorim thuajse në të gjitha rastet në pacientët që kanë kancer të prostatës dhe kanë hequr prostatën. Heqja e prostatës krijon probleme, se prishet vaskularizimi, prishet sidomos inervimi i vetë penisit dhe bën të pamundur aktin seksual. Por në rastin që përdorim këto preparate kemi pasur rezultate në 60-70% të rasteve të këtyre pacientëve. Efikasiteti është thuajse i sigurtë.

Në kohën e sotme. Në të gjitha rastet që vuajnë nga impotenca seksuale, qoftë edhe ato shumë të rënda, deri para një periudhe kohe të pamundur për t’u mjekuar, ne kemi mundësi që me skemat tona të mjekimit, me të dhënat tona të kenë efektin e tyre.

Një mashkull që nuk ka ereksion, mund të bëjë shumë mirë fëmijë, si një rast që një mashkull mund të bëjë shumë mirë aktin seksual, por nuk bën fëmijë. Mekanizmat janë të ndara./ Shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here