“Infeksionet dhe pickimet problematike gjatë verës”, mjekja dermatologe: Alergjitë e diellit shfaqen në trajta të ndryshme, duhet kujdes!

Mjekja dermatologe Violeta Dajçi, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 foli për ndryshimet klimatike dhe ndikimet në shëndet.

Gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapanço, mjekja u ndal tek alergjike, duke sqaruar se më problematike janë alergjitë e diellit.

“Alergjitë e diellit shfaqen në trajta të ndryshme. Këto kërkojnë konsulte mjekësore, por ndihma e parë është mbrojtja nga këta faktorë që i shkaktojnë, që janë mbrojtja nga rrezatimi diellor. Por gjithashtu ka raste kur duhet të përdoren kremra gjithmonë në koordinim me mjekët”, u shpreh mjekja.

Gjithashtu ajo theksoi vitamina është e rëndësishme që të merret nga të gjitha moshat.

“Dielli vërtet është parë si një nga shkaktarët e problematikeve të lëkurës, por gjithashtu ka një ndikim shumë pozitiv, pasi vitamina D është shumë e rëndësishme dhe duhet të merret nga të gjitha moshat dhe të gjitha personat. Kjo mund të merret shumë mirë duke qëndruara gjatë mëngjesit, por pas orës 10:00 të gjithë personat me probleme me lëkurën duhet të përdorin mbrojtës. Infeksionet dhe pickimet janë shumë problem gjatë verës dhe të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm”, tha ndër të tjera mjekja dermatologe.

 

Burimi: balkanweb

Postime të ngjashme

Alarmi për virusin Nipah, 7 pyetje dhe përgjigje që duhet të dimë
OBSH: Rreziku i virusit Nipah është i ulët në Indi, nuk ka shenja përhapjeje
Kuvendi miraton ligjin që mbron gratë nga dhuna, risi trajtimi psikosocial/mjekësor i dhunuesit
Virusi vdekjeprurës i përhapur në Indi rrit frikën e një pandemie tjetër! Gjithçka që duhet të dini rreth “Nipah”
Qumështi formulë APTAMIL me baktere të rrezikshme, AKU urdhëron tërheqjen nga tregu
Nuk është ai i gjirit, ja lloji i kancerit që po shkakton më shumë vdekje te moshat nën 50 vjeç
Konferenca e profesionistëve të kujdesit shëndetësor - 12 Maj 2026
Studimi: Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru