Kryefaqja Mjeku juaj Infeksionet e aparatit urinar

Infeksionet e aparatit urinar

0
Shpërndaje

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Mjekimi duhet filluar menjëherë pa pritur që të vijë përgjigja e urokulturës. Zakonisht fillohet me ilace intra-venoze ose intra-muskulare që janë të efektshëm në mikrobet gram- negative. Antibiotiket që përdoren më shumë janë Aminozidet (gentamicina, amikacina) , cefalosporinat (Ceporex, Cefuroksime, Cefoperazone etj.) ampicilina, baktrima, fluorkinolonet (norfloksacina , cinoksacina, ofloksacina), negrami, nitrofurantoina etj. Mjekimi pastaj sipas antibiogramës vazhdohet deri sa të zhduken shenjat e infeksionit aktiv.

Pacientët që kanë pyelonefrit të pakomplikuar mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë në kushte ambulatore pa qenë nevoja të shtrohen në spital. Kjo bëhet kur ata nuk kanë të vjella, nuk kanë gjendje septicemie bashkëpunojnë mirë me mjekun, nuk janë gra me barrë, dhe kur diagnoza është e qartë. Mjekimi i preferuar do të ishte Baktrime për 14 ditë ose vetëm trimetoprime që është përbërëse e baktrimës. Mund të fillohet edhe me një fluor kinolon (Ciprofloksacina etj.) Në kushte spitalore fillohet me serume ku shtihen dhe antibiotikët.

Zakonisht brenda 72 orëve të para të fillimit të mjekimit ndodh përmirësimi i gjendjes dhe më pas mund të vazhdohet me ilace nga goja. Në qoftë se pacienti nuk përmirësohet brenda 72 orëve të para atëherë mjeku duhet të kërkojë me kujdes nëse ka mikrobe rezistente ndaj antibiotikut, pengesa obstruktive në traktin urinar apo nëse ka ndonjë abses të qelbëzuar.

Ka rëndësi gjithashtu që të vazhdohet me një marrje të madhe të lëngjeve që të ketë një shpërlarje të rrugëve urinare. Pas qetësimit të shenjave të fillimit mund të vazhdohet me doza profilaktive të antibakterialeve ose me qëllim që të parandalohet recidiva e infeksioneve. Gjithashtu duhen korigjuar anomalitë e ndryshme e duhen larguar faktorët predispozues.

Si rregull pyelonefrit akut shërohet pa pasojë, dmth që nuk ngelen cikatrice në veshka dhe nuk dëmtohet funksioni i veshkave (filtracioni glomerular). Në disa raste mund të zhvillohen absese brenda veshkës gjë që kërkon përvec dhënies me serume të antibiotikëve dhe drenimin ose ndërhyrje kirurgjikale. Janë më të rrezikuar për të formuar absese pacientët me diabet ose ata me gurë në veshka. Për të përcaktuar nëse ka një abses brenda veshkës na ndihmon bërja e skanerit ose dhe EKO e veshkës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here