Infeksionet në shtatzëni, masa parandaluese për mos rrezikimin e bebit

Lindita Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologe

Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë infeksionet mykotike, apo ajo që quhet soor mykotik, dhe nëse një soor mykotik nuk kapet në kohë/ nuk mjekohet në kohë, fillon dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora normale e organit gjenital që ruan pehashin dhe ato bëhen më të shumta në numër, dhe nga një soor mykotik, një kolpit i thjeshtë ordiner, shkojmë në kolpite mykobakteriale që duhen trajtuar me çdo kusht.

Tjetër, duke u rritur bebi, nga ana anatomike mitra vetë shtyp fshikëzën e urinës dhe femra mund të bëjë dhe infeksione urinare, të cilat janë bezdisëse dhe shqetësuese për një nënë shtatzënë.

Sa e rrezikojnë bebin këta infeksione?

Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte. Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë. Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik.

E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimi të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet.

 A zgjat?

Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.

Disa këshilla?

E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara. Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve ordinere vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku./Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak