Infeksionet vaginale, këshillat dhe kujdesi

Në sezonin e verës, ankesat më të shpeshta, që kanë të bëjnë me infeksionet gjinekologjike, janë ato të rrugëve të poshtme vaginale.

Temperaturat e larta janë faktor i madh rreziku në zhvillimin e këtyre infeksioneve vaginale. Disa gra, që janë të më të rrezikuara të zhvillojnë infeksione vaginale, sezonin e verës e kanë më problem.
Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar zhvillimin e infeksioneve vaginale gjatë verës:

Ndërroni rrobat e lagura

Mbani me vete veshje të pastra nëse do të kaloni gjithë ditën në plazh. Mbajtja veshur e rrobave të lagura krijon për bakteret një ambient të përshtatshëm për t’u shumëfishuar. Edhe nëse nuk keni kohë të laheni, veshmbathjet e thata prej pambuku nuk do të lejojnë zhvillimin e infeksioneve.

Vishni rroba të pambukta ose mëndafshi
Nëse vishni rroba që e nxisin djersitjen, si poliestra apo akriliku, do të përfundoni jo vetëm qull në djersë, por edhe duke kundërmuar një erë të rëndë. Vishni rroba të lehta pambuku apo mëndafshi, pasi e thithin më mirë djersën dhe nuk shkaktojnë infeksione vaginale.

Shmangni dushet e nxehta në vaska
Dushet e nxehta mund të ndryshojnë nivelet e acidit dhe të pehashit në vaginë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e infeksioneve vaginale. Duhet të evitoni gjithashtu sa më shumë përdorimin e pishinave shumë të populluara.

Mos vishni tanga
Këto lloje veshmbathjesh në vetvete nuk shkaktojnë infeksione vaginale. Por, nëse jeni prekur nga këto infeksione, mjekët zakonisht sugjerojnë që mos të vishen tangat, duke qenë se mund të shkaktojnë kruajtje të lëkurës.

Merrni masa parandaluese
Mjekët mund të rekomandojnë një ilaç oral anti-fungal për pacientët me rrezik të lartë për zhvillimin e infeksioneve vaginale. Nëse mendoni se edhe ju keni nevojë për këtë mjekim, flisni me gjinekologun.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti