Infeksionet vaginale mykotike, shkaktarët dhe parandalimi i tyre

Infeksionet vaginale mykotike janë ndër infeksionet më të përhapura që femrat përjetojnë gjatë jetës së tyre. Vagina e çdo femre ruan një ekuilibër midis ndryshimeve hormonale dhe baktereve që gjenden aty. Vagina është një ndër vendet më të pastra të trupit tuaj, pasi ka zhvilluar një mekanizëm natyral vetëpastrimi, duke prodhuar një lëng në ngjyrë qumështi dhe relativisht pa aromë, i cili ndryshon nga një grua tek tjetra, si edhe gjatë ciklit menstrual.

Infeksionet mykotike ndodhin kur ky ekuilibër ndryshon dhe ju përjetoni një pezmatim (inflamacion) vaginal.  Zakonisht këto infeksione shkaktojnë ndryshim të ngjyrës, sasisë dhe aromës së derdhjes vaginale, irritim, të kruara, djegie kur urinoni, nevojë për të urinuar shpesh, shpërthim puçrrash, dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Shkaktarët e infeksioneve mykotike janë të shumtë, por ne do të përzgjedhim atë që hasim më shpesh në praktikën tonë të përditshme.  Ato që ne po ndeshim gjithnjë e më shpesh janë infeksionet kandidozike, pra ato që shkaktohen nga mikrobe të cilat i përkasin gjinisë “Kandida”. Njihen më tepër se 150 specie të ndryshme të “kandidës”, por vetëm 10 prej tyre shihen si patogjene (të aftë të shkaktojnë sëmundje) të rëndësishme të njeriut. Të tilla janë: kandida albikans (që është edhe shkaktari kryesor i mykut në organizmin e njeriut), kandida parapsilozis, kandida tropikalis.

Për parandalimin e tyre këshillohet në radhë të parë të kemi një ushqyerje të mirë, të rregullt e të shumëllojshme, për të siguruar një imunitet të mirë e të qëndrueshëm të organizmit.  Gjithashtu, është e rëndësishme të kemi një kontroll të vazhdueshëm të sëmundjeve kronike nga të cilat vuajmë, pasi ato ndikojnë në imunitetin e organizmit.  Nuk duhet abuzuar me antibiotikët dhe kortizonikët. Kujdes duhet treguar edhe nga lagështia, sepse favorizon infeksionet mykotike, si edhe higjiena e lartë personale është mjaft e rëndësishme.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha