Infektohet me COVID 19 një nga zyrtarët më të lartë të BE-së

Shefi i BE-së për negocociatat ‘Brexit’, Michel Barnier ka rezultuar pozitiv për koronavirus, zbuloi ai sot vetë.

Francezi tha se ai ishte ‘mirë dhe me moral të mirë’ dhe njoftoi se po ‘ndiqte udhëzimet e nevojshme’ së bashku me stafin e tij.

‘Unë jam aq mirë sa mund të jem, i kufizuar rreptësisht në shtëpinë time. Jam mirë, morali është i mirë, ‘tha ai në një video të cilën e ndau në Twitter këtë mëngjes.

Z. Barnier, 69 vjeç, bëhet zyrtari më i lartë i BE-së që konfirmohet si një pacient Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit – duke hedhur në dyshim të ardhmen e bisedimeve të Brexit.

Duke folur nga shtëpia e tij, negociatori i BE zbuloi se ai u testua dje dhe përshëndeti punonjësit e shëndetit që po përballen me krizën.

Ai gjithashtu mbajti një kopje të një libri të vitit 1990 që ai shkruajti “Secili për të gjithë” ndërsa deklaroi se “të gjithë kanë një rol të luajnë për të luftuar këtë betejë kolektive”.

“Për të gjithë ata që preken tashmë dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku,” tha ai.

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur