Një mjek tek Shërbimi i Urgjencës në Spitalin e Traumës është infektuar me koronavirus. Lajmin e bën me dije News 24 që tregon se para mjekut rezultoi një infermier i infektuar. Nuk bëhet me dije ende kush është mjeku dhe infermieri infektuar, por kjo ngre alarmin për shkak të kontaktit të vazhdueshëm që ka personeli mjekësor me vizitorët dhe pacientët tek Trauma.


