Infermierë për Shqipërinë, shpallen listat paraprake të kandidatëve që hyjnë në testim

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike.

Kandidatët që nuk janë kualifikuar janë njoftuar me email për arsyet e moskualifikimit.​

Kandidatët që nuk janë kualifikuar kanë të drejtë të ankimohen brenda pesë ditëve kalendarike, në adresën e email me të cilën janë njoftuar për arsyet e moskualifikimit ose në adresën suport@infermierpershqiperine.al

Në ditët në vijim do të publikohet lista përfundimtare e aplikantëve të kualifikuar si dhe do të njoftoheni për datën, vendin dhe orën e saktë për zhvillimin e testimit me shkrim.

Shkarko këtu 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet