Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall listat e kandidatëve që kanë aplikuar nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë.
Pas shqyrtimit të dokumentacioneve, Ministria ka publikuar emrat e aplikantëve të kualifikuar për profesionet Infermieri, Mami, Fizioterapist, Logopedi, Teknik imazherie dhe Laboratori dhe atyre që kanë mungesë dokumentacioni.
Në faqen zyrtare Ministria e Shëndetësisë njofton se “kanditatët që nuk janë kualifikuar, kanë kohë pesë ditë kalendarike, konkretisht brenda datës 6 mars, për paraqitjen e ankimimit të tyre në portal ose pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Pas verifikimit të ankesave me datë 15.3.2018 MSHMS do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për testimin sipas profileve të kërkuara, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Aplikantet qe kane dorezuar dokumentacionin- Infermieri/Mami
Aplikantet qe kane dorezuar dokumentacionin – Fizioterapist/Logoped
Aplikantet qe kane dorezuar dokumentacionin – Teknik Imazherie-Laboratori
Aplikantet qe kane mungese dokumentacioni-Infermiere – Mami
Aplikantet qe kane mungese informacioni -Fizioterapist -Logopedi
Aplikantet qe kane mungese dokumentacioni – Teknik imazherie – Laboratori

