Infermierë që nuk dinë të bëjnë as gjilpërën

Ata  kanë mbaruar studimet për infermieri dhe duan ta ushtrojnë si profesion kanë mangësi të theksuara në praktikë në momentin që përballen me pacientin.

“Rezultatet nuk janë të kënaqshme. Ata që janë rrëzuar duhet t’i nënshtrohen një praktike profesionale. Një infermier që nuk di të aplikojë një injeksion venoz, nuk di të vendosë një serum, nuk di të ndajë një medikament, cili bëhet intramuz, cili intraven, nuk duhet ta kapërcejë”, shprehet Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit.

Më parë se të japin provimin në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, rreth 800 kandidatë që kanë mbaruar Infermierinë dhe që kanë bërë dhe 3 muaj praktikë janë duke u testuar nga Urdhri i Infermierit për aftësitë e tyre profesionale, por në çdo 100 vetë, 40 prej tyre nuk e kanë kaluar provimin.

Përveç përgjegjësisë individuale të secilit, presidenti i Urdhrit të Infermierit fajëson programet mësimore në shkollat tona.

“Duhet riparë formimi bazë, duhen parë shkollat e këtyre infermierëve, të cilat, sipa ligjit, sias kërkesave të Bashkimit Evropian në 50% të tyre duhet të jenë praktikë”, shton z. Skënderi./ Top Channel

Postime të ngjashme

Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën