Infermierët e QSUT marrin gjakun e deles. Përse mund t’iu duhet vallë?

qsut

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Një punonjëse e QSUT ka fotografuar disa kolege të saj, të cilat janë duke bërë një veprim tepër të dyshimtë në pjesën e pasme të godinës së urgjencës.

Ato i janë afruar një deleje që mbahet nga një burrë me litar dhe po i marrin gjak. Është e njëjta procedurë që ndiqet në rastet kur infermierët i marrin gjak një pacienti për të bërë analiza, apo kur dhurohet gjak.

Punonjësja e QSUT-së shprehet e shqetësuar pasi nuk arrin ta kuptojë se përse kryhet ky veprim në ambientet e këtij spitali, i cili nuk është një spital veterinar, ku kjo gjë do të ishte më se e kuptueshme, por një spital për njerëzit. Ajo shtron pyetjen se ndoshta po bëhet ndonjë kërkim shkencor për ndonjë kurë, por këtë gjë nuk arrin ta besojë as vet dhe për më tepër, nëse do të ishte kështu, gjaku i kafshës nuk do të merrej në mes të rrugës, në këtë mënyrë.

Mirëmëngjes. Unë punoj në QSUT dhe kjo që sapo pash më tmerroi. Nga njëra anë dua të mendoj se po bëhet ndonjë kërkim shkencor për ndonjë kurë, por sikur s’po ia besoj as unë vetes këtë gjë. Di ndonjë pse merret gjaku i deles nga infermiere pas godinës së urgjencës”, ka shkruar infermieria tek portali Jeta osh Qef.

Nëse nuk është për kërkim shkencor, për çfarë mund t’ju shërbejë gjaku i kësaj deleje këtyre infermiereve? Në urgjencën e QSUT-së shkojnë çdo ditë qindra e dhjetëra persona që kanë nevojë për gjak apo shërbime të tjera. Ne shpresojmë që dikush të mund të zbardhë të vërtetën që fshihet pas këtyre fotove dhe më konkretisht pas veprimit të infermiereve.

qsut1 qsut2

Postime të ngjashme

A infektohet gjaku?
5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit