Infermieri mostër që vrau mbi 100 pacientë përballet me drejtësinë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gjyqi i një ish-infermieri në Gjermani, i cili akuzohet për vrasjen e 100 pacientëve, ka filluar me një minutë heshtje në Oldenburg. Detektivët thonë se Niels Högel, 41 vjeç, u injektonte doza fatale pacientëve të tij në dy spitale të ndryshme në veri të Gjermanisë.

Qëllimi, sipas tij, ishte të impresiononte kolegët duke u përpjekur të shpëtonte shumicën e pacientëve që kishte sulmuar.

Gjyqi i fundit, që pritet të zgjasë deri në maj, bazohet në testet e toksikologjisë të më shumë se 130 trupave të zhvarrosur së fundi. Högel thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 199-2005. Nëse shpallet fajtorë për të gjithë këto vrasje, ai mund të konsiderohet si vrasësi serial më mizor në Gjermani që pas luftës.

Hetuesit thonë se infermieri mund të ketë vrarë edhe më shumë pacientë, por që trupat e viktimave janë djegur.

“Shpresoj të shpallet fajtor për çdo akuzë, që më në fund, familjarët e viktimave të gjejnë paqe,” tha Petra Klein, e cila drejton një grup për familjarët e viktimave.

Högel u zbulua për herë të parë në vitin 2015 duke u injektuar pacientëve ilaçe pa rekomandimin e mjekut. Në vitin 2008 ai u dënua me 7 vjet burg për tentativë vrasje.

Në vitet 2014-2015, një gjyq i dytë e shpalli atë fajtor për 2 vrasje dhe 2 tentativa të tjera vrasjeje, dhe i dhanë dënimin maksimal,

Por, gjatë gjyqit ai i rrëfeu psikiatrit se kishte vrarë mbi 30 persona.

Hetuesit pastaj filluan të hetojnë për vdekjet e dyshimta që kishin ndodhur në atë periudhë në spital. Të dhënat nga spitali Oldenburg treguan se numri i vdekjeve ishte rritur kur Högel kishte qenë në shërbim.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?