Infermieri shqiptar tregon peripecitë me të infektuarit në Itali

Roland Çela është infermier që punon prej vitesh në spitalin infektiv “Sando Mato” në Milano. Prej shumë javësh ai po lufton në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Ai tregon se kjo është situata më dramatike që ka përjetuar në jetën dhe punën e tij.

“Sidomos ditët e para ishin shumë të vështira. Ishim të papërgatitur. Nuk kishte kontrolle. Nuk dinim të adminstronim situatën”.

Sipas tij numri i personave që kanë nevojë për terapi intensive është shumë i lartë, po ashtu edhe numri i viktimave. Për shkak se asnjë familjar nuk lejohet të hyjnë në spital, kanë mbetur sendet personale të atyre që kanë humbur jetën.

“Atje nuk lejohet të futet asnjë familjar. Na kanë ngeluer shumë gjëra personale të pacientëve në një dhomë që janë në pritje të familjarëve. Problemi është që më përpara se të vdesin, kanë pasue gjithmonë një familjar. Në këto momente ata janë vetëm, duken si të braktisur, si gjendje lufte”.

Ata që e kanë më të vështirë përballimin e sëmundjes, janë të moshuarit.

“Ne kemi pacintë të moshave të ndryshme nga 40 në 90 vjeç. Pjesa më e madhe që nuk arrijnë ta kalojnë këtë sëmundje janë me një mesatare mbi 55-60 vjeç. Ka dhe pacientë më të rinj që kalojnë me më pak probleme”.

Problemet psikologjike që po përjetojnë stafet mjekësore janë shumë të mëdha. Sipas tij, çdo ditë ata janë në kontakt me psikologun e spitalit për të menaxhuar stresin.

“Spitali çdo ditë na informon me procedurat e reja të trajtimit të pacintëve dhe problemet tona emocionale. Tani është pak më ndryshe, edhe ne arrijmë të mësohemi me këtë ritëm dhe këtë mënyrë të punuari”.

Kur mendoni se do të ketë ulje të rasteve?

“Dhe ne çdo ditë për këtë pyesim, kur do mbarojë sepse është shumë e vështirë të punosh në këto kushte. Kemi frikën se dhe ne po kontaminohemi. Kurba fillon të bjerë”.

Apeli që ai ka për qytetarët është izolimi. Ndërkohë që shprehet edhe kundër fashave të orarit që po aplikon Shqipëria.

“Të dëgjojnë këshillat për ta kaluar është domosdoshmëri izolimi.

Në Itali janë marrë masa, dhe ende vijojnë. Në Shqipëri nuk më pëlqejnë fashat sepse ato bëjnë që të këtë grupime njerëzish, në furra, në dyqane. Dhe virusi kështu transmetohet. Ne ketu nuk kemi orar. Ne dalim për nevojat tona kryesore”.

Burimi: Tv Klan

Postime të ngjashme

Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur