Infermieri “vrasës serial”, mbi 80 viktima vetëm për famë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Infermieri gjerman që vuan dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore, tashmë dyshohet të ketë gisht edhe në 84 raste të tjera vdekjesh.

40-vjeçari, i cili identifikohet vetëm si Niels H. për shkak të rregullave gjermane të raportimit mbi të dënuarit, u dënua për tentativë vrasjeje në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015. Viktimat e tij kanë marrë doza vdekjeprurëse ilaçesh, në njësitë ilegale ku ai punonte.

Të afërmit e pacientëve që kanë vdekur në klinikat ku ai ka punuar kanë nxitur policinë të thellojë hetimet. Një komision u ngrit në vitin 2014 për të hetuar mbi shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta kthejnë atë në “vrasësin serial” më të tmerrshëm që pas luftës.

Substancat që u jepte pacientëve të tij u shkaktonin këtyre të fundit pushim zemre apo bllokim të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Gjykatësit kanë thënë se ai ka qenë i motivuar nga dëshira për të fituar famë për ringjalljen e pacientëve që i kishte droguar. Gjatë gjyqit të vitit 2015, ai pranoi se kishte aplikuar këtë metodë vrastare në rreth 90 persona në klinikën e kujdesit intensiv “Delmendorst”.

Por, policia thotë se rrënjët e këtij krimi janë që nga viti 2000, në një tjetër klinikë në Oldenburg. Deri më tani, komisioni hetimor ka analizuar qindra kartela mjekësore dhe ka zhvarrosur 134 trupa për të testuar mostrat për gjurmë droge. Hetimet janë vështirësuar për shkak se shumë pacientë ishin djegur.

“Gjetjet e komisionit hetimor po kalojnë çdo imagjinatë”, tha shefi i policisë së Oldenburgut, Johann Kuhme. “Thjesht është e pamundur që të themi sesa njerëz janë vrarë”. Kuhme kishte paralajmëruar edhe më herët se numri i viktimave mund të rritet ende. Akuzat e reja pritet të ngrihen zyrtarisht në gjykatë në fillim të vitit 2018.
Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?