Infermierja e muajit, prej vitesh në shërbim të pacientëve në fazën terminale të jetës

Silvana Sinanaj prej shumë vitesh u shërben me përkushtim pacientëve në stadet terminale të sëmundjes në repartin e Kujdesit Paliativ në Spitalin e Vlorës.
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Silvana ka një thirrje për të gjitha gratë: Mos e neglizhoni kontrollin e gjirit, sepse të shpëton jetën!

Kujdes Paliativ quhet trajtimi gjithëpërfshirës për personat që vuajnë nga sëmundje të cilat janë kërcënuese për jetën, të tilla si: kanceri, çrregullimet progresuese polmonare, neurologjike, renale, HIV/AIDS etj. Kujdesit Paliativ trajton jo vetëm çështjen e vuajtjes ­fizike nga sëmundja, por edhe çështje që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet: fi­ziologjike, sociale, psikologjike e shpirtërore. Kjo është arsyeja që Kujdesi Paliativ nuk kufizohet vetëm në përkujdesjen ndaj të sëmurit, por adreson edhe nevojat e familjarëve dhe të komunitetit që e rrethon./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë